LAJMI I FUNDIT:

Në veri, as Mbrojtja Civile as FSK-ja!

Në veri, as Mbrojtja Civile as FSK-ja!

Për sigurinë në pjesën veriore të Kosovës nuk ka nevojë të kujdeset as “Mbrojtja Civile” e as FSK-ja, por duhet të ketë prani më të dukshme të KFOR-it, EULEX-it dhe Policisë së Kosovës. Ky është qëndrimi i ish-sekretarit shtetëror për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Oliver Ivanovic.

Ai ka deklaruar për Telegrafin se deklarata akuzuese ndaj institucioneve ndërkombëtare të sigurisë e bërë nga kryetari ilegal i Mitrovicës, Krstimir Pantic, ishte emocionale dhe nuk shprehte as qëndrimin e Partisë Progresive Serbe të Aleksandar Vucicit, të cilës i takon.

Ndërkohë, Ivanovic ka deklaruar se hapja e zyrave analoge në Prishtinë dhe Beograd pritet që të relaksojë raportet ndërmjet të dyja palëve.


Ai deklaron se i emëruari në postin e përfaqësuesit diplomatik të Serbisë në Prishtinë, Dejan Pavicevic, ka punuar një kohë të shkurtër në ish-Ministrinë për Kosovën.

“Pavicevic ka mbështetjen e Qeverisë në postin e ri. Këta po merren me çështjen e Kosovës, ndërsa unë jetoj në Kosovë’, ka thënë Ivanovic.

Emri i Oliver Ivanovicit ishte përfolur si njëri prej kandidatëve të mundshëm për postin e përfaqësuesit diplomatik të Serbisë në Prishtinë, por ai pati deklaruar se e kishte vështirë të fitonte këtë post për shkak se duhej të kishte edhe përkrahje politike nga Beogradi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori