LAJMI I FUNDIT:

Nedellkovski: Për të ndërtuar rast kundër meje, aktrojnë edhe Nostradamusin

Nedellkovski: Për të ndërtuar rast kundër meje, aktrojnë edhe Nostradamusin

Bazuar në tre fjalë të dëgjuara, Agjencia për audio dhe shërbime audiovizuale janë duke u përpjekur për të ndërtuar rast të gjuhës së urrejtjes, kështu është shprehur gazetari Milenko Nedellkovski për Dnevnik, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Pas monitorimit të emisioneve të tij, e cila është bërë në lidhje me akuzat se Nedellkovski ka sulmuar komunitetin LGBT, i gjithë rasti tani është në duart e Komisionit për Mbrojtje nga Diskriminimi. Tani vetëm vlerësimi i saj varet nëse rasti si i pabazë do të mbarojë për ad acta, ose për herë të parë në praktikëm maqedonase kundër një gazetari do të nisë një proces i madh gjyqësor sepse gjuha e urrejtjes vlen për vepër shumë të rëndë.


‘ASHMM këtë dimër ka bërë mbikqyrjen e 7-8 emisioneve të mia, të cilat janë transmetuar në janar dhe shkurt. Kjo është bërë nga një raport anonim se në tv emisionet kam nxitur dhunë dhe përhapje të gjuhës së urrejtjes kundër pjesëtarëve të komunitetit LGBT në Maqedoni. Si rezultat i mbikëqyrjes është përgatitur raport 18-faqesh, në të cilën vetë Departamenti për Edukim të Medias dy herë ka konstatuar se Milenko Nedellkovski nuk ka bërë asnjë shkelje. Menjëherë më pas jam akuzuar për nxitje të dhunës dhe përhapje të gjuhës së urrejtjes ndaj komunitetit LGBT, thotë Nedelkovski.

Ai argumenton se akuza mund të përshkruhet si rast i ndërtuar klasik.

Për raportin që ka qenë i akuzuar nga ASHMM, Nedellkovski është decid se është problematike nga disa aspekte të tjera.

‘Ka të paktën tre momente kontestuese. Ata akuzojnë formën, edhe pas vlerësimit të rregulltë duhet të ndërtohet në bazë të përmbajtjes së asaj që është thënë. Ata më fajësojnë mua për pikëpamjet e mia, por këto të fundit janë të akuzuar dhe provuar në Bashkimin Sovjetik dhe atë në kohën e Berias. Dhe së treti, deklarojnë supozime. Pyesin si të ishin Nostradamus, pastaj thonë se çka kam menduar dhe çfarë kam dashur të them kur diçka kam thënë në emision’, ka thënë ndër të tjera Nedellkovski.

Edhe ASHMM edhe Nedellkovski të gjitha rezultatet dhe argumentet për këtë rast i kanë paraqitur publikisht në faqen e tyre të internetit. Vendimin përfundimar duhet ta sjell Komisioni për Mbrojtje nga Diskriminimi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Kalo në kategori