LAJMI I FUNDIT:

Nëna e pakujdesshme, për pikë qejfi rrezikon jetën e fëmijës në komunikacion! (Video)

Nëna e pakujdesshme, për pikë qejfi rrezikon jetën e fëmijës në komunikacion! (Video)

Një nënë e njohur vetëm si Anastasia, është filmuar nëpër një rrugë të Kazakistanit, duke e shtyrë karrocën e fëmijës, teksa qëndronte në veturën në lëvizje.

Atë e ka xhiruar një kushëri, derisa ishte duke e kryer këtë veprim të pamend që mund të rrezikonte jetën e fëmijës , transmeton Telegrafi.


Pasi videoja ka dalë në internet, ajo ka marrë kritika të mëdha dhe Policia ka nisur hetime rreth rastit.

“Djalit tim i pëlqente kjo shëtitje e shpejtë dhe po kënaqej. Unë nuk do të bëja asgjë që do ta lëndonte fëmijën tim”, ka thënë Anastasia, për këtë ngjarje të pazakontë. /Telegrafi/