LAJMI I FUNDIT:

Nëna hyri në provim në vend të vajzës

Nëna hyri në provim në vend të vajzës

Një nënë 52-vjeçare e veshur si adoleshente është arrestuar në Francë, pasi ka hyrë në provimin e anglishtes në vend të vajzës së saj 19-vjeçare.

Gruaja po bënte provimin e maturës në vend të vajzës së saj kur një vëzhgues i kujdesshëm pati dyshime dhe njoftoi policinë. Ajo u arrestua pasi mbaroi provimi në mënyrë që të mos shqetësoheshin nxënësit tjerë, njofton Top Channel.

“Nëna ishte veshur me rrobat tipike të adoleshenteve. U mbajt për pak kohë nën mbikëqyrje dhe u la e lirë kur pranoi atë që kishte bërë. Ajo tha që ishte më e mirë në anglisht sesa vajza e për këtë arsye i kishte zënë vendin në provim”, ka treguar zëdhënësi i policisë së Parisit.

Nëna do të gjobitet me rreth 10.000 euro, ndërsa vajza nuk mund të futet në provimet e maturës për pesë vitet e ardhshme duke humbur mundësinë e vazhdimit të universitetit gjatë kësaj periudhe kohore. /Telegrafi/