LAJMI I FUNDIT:

‘Nëna sulltaneshë’ ka luajtur në filma pornografikë

‘Nëna sulltaneshë’ ka luajtur në filma pornografikë

Aktorja veterane turke, Nebahat Çehre, e njohur për rolin e nënës sulltaneshë në serialin “Muhtesem Yuzyıl” (“Shekulli Madhështor”), si e re ka luajtur në disa filma pornografikë.

Ajo e ka filluar karrierën si modele, ndërsa në moshën 15-vjeçare është shpallur “Miss Turqia” dhe e ka përfaqësuar vendin e saj në “Miss Bota”, ndërsa ky sukses ia hapi dyert edhe në industrinë filmike.

Nebahat, e cila ka prejardhje gjeorgjiane, filloi të aktronte si 17-vjeçare, mirëpo duke qenë se shpeshherë nuk paguhej, ajo e kërkoi suksesin përmes filmave pornografikë, ndërsa më vonë u kthye sërish në realizmin e filmave seriozë.


Thuhet se 68-vjeçarja është shfaqur në 15 filma për të rritur. /Telegrafi/