LAJMI I FUNDIT:

Nënë e bijë pajtohen pas 20 vitesh… në gjykatë!

Nënë e bijë pajtohen pas 20 vitesh… në gjykatë!

Gjykata Komunale në Suharekë ka arritur t’i pajtojë Nazmije Muqën me vajzën e saj, Mirlindën, të cilat nuk kishin kontakte për më se 20 vjet. Pas vdekjes së bashkëshortit, Nazmijes nuk ia kishin lejuar kujdestarinë e vajzës. Por, gati dy dekada më pas, Mirlinda ka bërë padi ndaj nënës, duke kërkuar më shumë se 60 mijë euro që ajo beson se i kishte marrë në emër të saj si kujdestare, nga shteti italian. Ato janë përqafuar dhe kanë arritur pajtim gjyqësor.

Nazmije Muqa, nga martesa me Nuhi Muqën, kishte lindur dy fëmijë – një djalë dhe një vajzë. Por, më 26 korrik 1995, bashkëshorti i saj kishte humbur jetën në mënyrë tragjike, duke punuar në Itali. Pas kësaj, për Nazmijen filluan problemet.

Ajo largohet nga familja e burrit, por arrin që ta marrë vetëm djalin. Përkundër përpjekjeve të vazhdueshme, ajo nuk kishte mundur ta marrë vajzën nga familja e burrit. Ajo jetonte te prindërit e vet, vetëm me djalin, raporton “Gazeta Jeta në Kosovë”.


Pas vdekjes së bashkëshortit, Nazmija në emër të kompensimit kishte marrë nga shteti italian 85.215 euro, por thotë se pasi që më nuk kishte pasur kurrë kontakte me vajzën, nuk kishte mundur që të marrë pjesën e vet nga kjo shumë.

Në shkurt të këtij viti, Mirlinda kishte bërë padi në Gjykatën Komunale në Suharekë, duke kërkuar nga nëna e vet kthimin e mjeteve. Ajo kërkonte shumën prej 60 918 eurosh, për të cilën pretendonte se e ishte marrë në emër të saj si kujdestare. Paditësja nuk kishte kontakte me nënën.

Me vullnetin e palëve ndërgjyqësore, por dhe kontributin e gjykatësit Shaban Zeqiraj, nënë e bijë janë pajtuar.

Ato janë përqafuar në gjykatë, si dhe kanë arritur një marrëveshje gjyqësore.

E paditura Nazmije Muqa u pajtua që vajzës, si paditëse, në emër të kompensimit të dëmit për vdekjen e babait të saj, i cili ka humbur jetën tragjikisht në Itali, t’ia japë në pronësi një banesë me sipërfaqe prej 66.68 m2, e cila gjendet në Prishtinë. Po ashtu, ajo u pajtuar që Mirlindës t’ia japë edhe 10 000 euro, të cilat do t’ia paguajë çdo muaj, nga 100 euro, në xhirollogarinë e saj.

“Kurrë më i lumtur nuk kam qenë. Kjo është sukses dhe rezultat i madh në karrierë për mua, pasi kam arritur që pas 20 viteve t’i pajtojë nënë e bijë; për herë të parë ia kanë shtrirë dorën njëra-tjetrës”, tha gjykatës Shaban Zeqiraj, për “Gazetën Jeta në Kosovë”.

“Jam prind vetë dhe e kam kuptuar çka do të thotë kur nënë e bijë nuk janë parë dhe nuk flasin që 20 vjet”, shtoi ai.

Emocionet nuk kanë mundur t’i fshehin as të pranishmit e tjerë së sallë, disa prej të cilëve iu mbushën sytë me lot.

Nazmija thotë se nuk ka pushuari asnjë herë së kërkuari të bijën, por nuk kishte mundur t’i bindë familjarët e burrit që të marrë kujdestarinë e saj. Ajo kishte bërë padi, po në këtë gjykatë në vitin 2001, për ndryshimin e aktgjykimit të viti 1996. Por, vendimi i gjykatës nuk ishte ekzekutuar asnjëherë dhe gjyshja e Mirlindës kishte vazhduar të ketë kujdestarinë.

“Ndryshohet diapozitivi i aktgjykimit Cnr.269/95 dhe fëmijët e mitur Mirlinda dhe Shqipron Muqaj, i besohen në ruajtje dhe e edukim , paditëses, përkatësisht nënës së tyre Nazmije Muqa, ashtu që si nënë e tyre do të kujdeset dhe do t’i edukojnë atë mënyrë ashtu që do të jetë në interes të fëmijëve më së miri dhe obligohet paditësja që të mos e pengojë gjyshen e fëmijëve, që të kontaktojnë në mes vete”, thuhej në aktgjykimin e plotfuqishëm të Gjykatës Komunale në Suharekë, të vitit 2001.

Por, aktgjykimi nuk është ekzekutuar, për çka faji i takon dhe Gjykatës Komunale në Suharekë, e cila nuk e ka ekzekutuar këtë aktgjykim.

Nëna e përlotur tha në gjykatë se është mese e lumtur, e ka pritur me vite këtë ditë, që ta përshëndesë vajzën e vet dhe këtë banesë prej fillimit e ka blerë për vajzën. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit

Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngacmim seksual

Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngacmim seksual

Drejtësi
Përplasje mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së për planin e ndërtimit të tunelit në rrugën Prizren - Tetovë

Përplasje mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së për planin e ndërtimit të tunelit në rrugën Prizren - Tetovë

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori