LAJMI I FUNDIT:

Nëntë fakte që nuk i dini për Zlatan Ibrahimovic

Nëntë fakte që nuk i dini për Zlatan Ibrahimovic

Zlatan Ibrahimovic është një nga futbollistët më të përfolur me veprimet që ndërmerr brenda dhe jashtë fushës.

Sulmuesi suedez, i cili ka firmosur me Manchester Unitedin, ka disa veçori dhe fakte nga më të ndryshmet.


Këto janë 9 gjërat që mund të mos i keni ditur mbi Zlatan Ibrahimoviçin:

1. Kur ai ka qenë 10 vjeç, është futur në fushë si zëvendësues në pjesën e dytë dhe ka realizuar 8 gola për skuadrën e FBK Balkan. Ekipi i tij po humbiste 5-0 pas pjesës së parë, ndërsa rezultati final i sfidës ka qenë 8-5.

2. Zlatan e ka takuar gruan e tij aktuale kur ka qenë 20 vjeç dhe luante me Ajax. Nga lidhja e tyre 14-vjeçare kanë ardhur në jetë dy fëmijë, të dy djem.

3. Ibrahimovic ka fituar çmimin si Lojtari i Vitit në Suedi 10 herë, shkruan Telesport.

4. Futbolli nuk ka qenë dashuria e parë e Ibrahimovic. Në moshën 15 vjeç ai preferonte të punonte në portin e Malmos në vend që të luante futboll. Trajneri i tij e bindi që të ndiqte sportin.

5. Zlatan mund të kishte qenë një lojtar i Arsenal, por ai ka refuzuar ofertën e Arsene Ëenger për të zhvilluar një provë me “Topçinjtë”.

6. Fusha ku ai ka luajtur në fëmijërinë e tij, që ndodhej para shtëpisë së mamasë, është rindërtuar dhe tani quhet “Zlatan Court” (Fusha e Zlatan).

7. Nuk është mirë që të provokoni Zlatan. Ai është një specialist në disiplinën e taekeondo.

8. Ai ka pasur mundësinë të zgjedhë mes kombëtares së Kroacisë ose Bosnjës, por ka zgjedhur Suedinë.

9. Ai është i vetmi lojtar që ka shënuar në Ligës së Kampionëve me 6 skuadra të ndryshme.

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
“Do të luajë dhe do të shënojë kundër Real Madridit” – Tuchel tregon se ylli i Bayern Munich është kthyer nga dëmtimi

“Do të luajë dhe do të shënojë kundër Real Madridit” – Tuchel tregon se ylli i Bayern Munich është kthyer nga dëmtimi

Liga e Kampionëve
Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

La Liga
Super agjenti Jorge Mendes i jep përgjigje PSG-së për Lamine Yamal

Super agjenti Jorge Mendes i jep përgjigje PSG-së për Lamine Yamal

Ligue 1
Zbulohet ‘mesazhi kërcënues’ që Ronaldo i kishte bërë Rangnickut gjatë kohës sa ishte lojtar i Man United

Zbulohet ‘mesazhi kërcënues’ që Ronaldo i kishte bërë Rangnickut gjatë kohës sa ishte lojtar i Man United

Premier League
Real Madridi ndryshon prioritetet – transferimi i Davies më nuk është opsion, tani ka një emër tjetër

Real Madridi ndryshon prioritetet – transferimi i Davies më nuk është opsion, tani ka një emër tjetër

La Liga
Kalo në kategori