LAJMI I FUNDIT:

Neptun sjell Ditët me Fat më 29 Shtator deri më 2 Tetor!

Neptun sjell Ditët me Fat më 29 Shtator deri më 2 Tetor!

Neptun, rrjeti më madh I pajisjeve elektronike në Kosovë sjell për herë të dytë kampanjën Ditë me FAT,aktive për katër ditë më rradhë duke filluar nga 29 shtator deri me 2 tetor, trend ky tashmë i zhvilluar brenda grupit Neptun International.

Zbritjet që do aplikohen për këto 4 ditë do tejkalojnë ato të ofertave të zakonshme duke ju dhënë kështu konsumatorëve mundësinë e blerjes deri në 50% më lirë dhe përzgjedhjes në më shumë së 10.000 produkte nga kategori të ndryshme me çmime që dalin jashtë kornizës së ofertave të përmuajshme nga brende botërore që Neptun përfaqëson zyratrisht.

3 (2)

“Duke u mbështetur në suksesin e shënuar në muajin Prill dhe kërkesën e konsumatorëve për ripërsëritjen e saj ,vendosëm qe të lansojmë për herë të dytë kampanjën Ditë me Fat, projekt ky tashmë i dëshmuar për origjinalitetin e ofertave promocionale ,linjën e gjërë të produkteve me cmime speciale dhe ritjeve që shkojnë deri në 50%, duke sjellur kështu një frymë blerjesh që ofron emocion.Konsumatorët do kenë shansin të blejnë dhe kursejnë në të njejtën kohë në ambiente që ofrojnë rehati dhe shërbim professional, duke filluar nga 29 shtator deri me 2 tetor, me mundësi blerje deri në 24 këste me 0% interes në të gjitha dyqanet Neptun”. – deklaroi Kaltrina Hoxha , Menaxhere Marketingu në Neptun.

Neptun është zinxhiri I shitjes me pakicë me një linjë të gjërë të pajisjeve elektro-shtëpiake si: TV / Audio / Video, produkte dhe aksesorë të It-së, Smartphone ,pajisje të kujdesit personal, aparate për ftohje-ngrohje dhe produkte tjera të komunikimit. Neptun është pjesë e grupit Balfin dhe degë e Neptun International, që ka 60 dyqane në rajon.”