LAJMI I FUNDIT:

Nëse keni turp të pyesni… Përse vazhdimisht kam gazra?

Nëse keni turp të pyesni… Përse vazhdimisht kam gazra?

Problemi yt është i pakëndshëm, mirëpo lajm i mirë që gazrat më së shpeshti tregojnë problemin serioz

E para, mos u brengosni. Fryrja e barkut apo të ënjturit tani janë dukuri shumë e shpeshtë.


Pacientët ënjtjen më shpesh e përshkruajnë si ndjenjë e fortësisë në stomak, por ndonjëherë janë të pranishme edhe dhembje të mëdha fizike.

Gazrat më së sheshti i lidhin me ushqimin e caktuar. Mirëpo, edhe stresi mund të jetë shkaktar, sepse ai është pasojë e sindromës së zorrëve nervoze.

Dhimbja lëviz nëpër gjithë stomakun, transmeton Telegrafi.

Gjithashtu, edhe trashja abdominale (e stomakut) indirekt mund të ndikojnë në shfaqjen e fryrjes për shkak që indet yndyrore nën lëkurë, d.m.th. dhjami, u bëjnë trysni organeve përreth, si p.sh. lukthit dhe zorrëve.

Do të duhej që të verifikoni edhe një gjë – a keni infeksion të lukthit me bakterin helikobakter pilori.

Vështirësia që organizmi manifeston në shpërbërjen e një sërë ushqimesh, si dhe gëlltitja e ajrit janë dy ndër faktorët më të shpeshtë që çojnë në formimin e gazrave në aparatin tretës.

Gazrat mund të manifestohen gromësirave apo çlirimit nëpërmjet rektumit (zorrës së trashë). Gazrat e stomakut janë ndër problemet e shpeshta prej të cilave vuan një pjesë e mirë e popullatës.

Neglizhenca në trajtimin e tyre, shpesh shfaqet në nivele të larta duke bërë që shumë persona të përballen me gjendje të parehatshme.

Në këto kushte nuk duhet lënë anash marrjen e kujdesit mjekësor të specializuar në rast se sasia e gazrave në aparatin tretës është në nivele të larta dhe e përsëritur. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori