LAJMI I FUNDIT:

Nesër inaugurohet linja 400kv e interkonjeksionit Kosovë-Shqipëri

Linja e re e interkonjeksionit të ri 400kv mes dy vendeve tona, Kosovë-Shqipëri, do të inaugurohet nesër.

Në ceremoninë e inaugurimit, e cila do të zhvillohet në orën 11:00 në Kashar të Tiranës, do të merr pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, raporton Koha.net.


Aktualisht, Shqipëria ka dy linja interkonjeksioni 220kv me Malin e Zi dhe Kosovën dhe një 400kv me Greqinë.

Rritja e blerjes së energjisë elektrike në tregun e jashtëm bëri që qeveria e Shqipërisë të shihte në planet e saj ndërtimin e dy linjave të tjera 400kv me Kosovën dhe Malin e Zi, projekt i cili me Kosovën do të inaugurohet nesër.