LAJMI I FUNDIT:

Nesër Kryesia e Kuvendit shqyrton debatin për demarkacion

Nesër Kryesia e Kuvendit shqyrton debatin për demarkacion

Nesër nga ora 11:00, mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, ku ndër të tjera do të diskutohet edhe për debatin profesional për demarkacionin me Malin e Zi.

Në pikën tre të mbledhjes [Shqyrtimi i propozimeve dhe kërkesave] thuhet:


“Kërkesa e Grupit të deputetëve të Kuvendit për organizimin e një debati profesional-shkencor mes komisionit shtetëror për Demarkacion dhe grupit të njohësve profesionist për diskutim dhe ballafaqim faktesh për çështjen e Demarkacionit Kosovë-Mali i Zi”, përcjellur nga pika tjetër “Kërkesa e Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Mjedis e Planifikim Hapësinor që Qeveria e Republikës së Kosovës ta hartojë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-139 për shpronësimin e pronës së paluajtshme, ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 03/L-205”, transmeton Koha.net.

Ndërsa pika dy [Përgatitje për seancën plenare] përmban këtë rend:

1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,

2. Koha për pyetje parlamentare,

3. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,

4. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 05/L-106 për Ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Unicredit Bank Austria AG për financimin e Projektit të modernizimit të shërbimeve të Kardiologjisë Invazive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës,

5. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 05/L-104 për Ratifikimin e Marrëveshjes Përkitazi me themelimin e Fondit të Ballkanit Perëndimor,

6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-101 për performancën energjetike në ndërtesa,

7. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-105 për Mbrojtjen e Fëmijës,

8. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 05/L-087 për Kundërvajtje,

9. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Qeverisë së Republikës së Kosovës për funksionimin e Sistemit të Kontrollit të Brendshëm të Financave Publike në Sektorin Publik të Kosovës për vitin 2015,

10. Shqyrtimi i Raportit të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për vitin 2015,

11. Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr. 03/L-182 për mbrojtje nga dhuna në familje.

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori