LAJMI I FUNDIT:

Nesër seancë e jashtëzakonshme, pritet vazhdimi i mandatit të EULEX-it

Nesër seancë e jashtëzakonshme, pritet vazhdimi i mandatit të EULEX-it

Telegrafi mëson se një seancë e Kuvendit të Kosovës ku pritet të bëhet aprovimi i zgjatjes së mandatit të EULEX-it për dy vitet e ardhshme mund të mbahet nesër.

“Edhe pse nuk është asgjë e sigurt, një seancë e jashtëzakonshme përflitet se mund të mbahet nesër”, i ka thënë një burim nga Kuvendi i Kosovës, Telegrafit.


Përkundër kësaj, deri më tani ende asgjë zyrtare nuk ka nga Kuvendi i Republikës së Kosovës për një seancë të jashtëzakonshme.

Edhe pse mandati i EULEX-it përfundon nesër dhe Qeveria e Kosovë javën që shkoi ka marrë vendim që këtij misioni t’i zgjasë mandatit edhe për dy vjet, nga Kryesia nuk kanë treguar se kur do të mbahet seancë për këtë çështje.

Pas mbledhjes së Kryesisë, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka thënë se tani për tani është vendosur vetëm për një seance, atë të ditës së enjte, që është lajmëruar si seancë e rregullt.

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur të premten, ka votuar për vazhdimin e mandatit të misionit të EULEX-it, edhe për dy vjet të tjera.

Ditë më parë, kryeministri Isa Mustafa ka arsyetuar këtë vazhdim, duke u arsyetuar se kanë mbetur edhe shumë lëndë të tjera që ky mision ende nuk ka përfunduar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Serbia po frikëson dhe shantazhon qytetarët e Kosovës"- Qeveria shpalos detaje tjera nga biseda telefonike Kurti-Macron

Lajme
Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Komunat
Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Lajme
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Lajme
Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Lajme
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Kalo në kategori