LAJMI I FUNDIT:

Nexus Marlin pozon para kamerave

Nexus Marlin pozon para kamerave

HTC është duke pregatitur lansimin e dy pajisjeve të reja Nexus, të quajtura Marlin dhe Sailfish.

Tani, një foto e Google Nexus Marlin është shfaqur online, ku pajisja shihet duke punuar me Android N, sistemin e ri operativ nga Google.


Nexus Marlin pritet të vie me ekran 5.5 inç në Quad HD me rezolucion prej 2560 x 1440 dhe procesorin Qualcomm Snapdragon.

Specifikat tjera të pajisjes përfshijnë RAM memorien prej 4 GB, hapësirën ruajtëse prej 128 GB dhe baterinë me kapacitet 3450 mAh.