LAJMI I FUNDIT:

Neziri: Do të fitojmë deri në 13 mijë vota nga diaspora

Neziri: Do të fitojmë deri në 13 mijë vota nga diaspora

Shefi i Shtabit qendror zgjedhor të BDI-së, Bekim Neziri, ka zbuluar se tani përgatisin strategji të re për votuesit e diasporës dhe presin të fitojnë së paku një mandat deputeti në Evropë.

“Përgatisim strategji dhe presim të marrim prej 9.000 deri 13.000 vota në njësinë e shtatë zgjedhore. Do të punojmë me gjitha vendet si Zvicra, Gjermania, Italia, Belgjika, Austria dhe Franca. Shpresojmë në një mandat, pasi është shmangur problemi nga zgjedhjet e fundit parlamentare, kur një numër i madh i qytetarëve që u evidentuan të votojnë, në ditën e votimit nuk ishin në listë. Tani sistemi menjëherë tregon qytetarët që janë paraqitur në votim”, ka thënë Neziri në deklaratën për “Dnevnik”, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Neziri ka thënë se përmes një sektori në Shtabin qendror zgjedhor të BDI-së të udhëhequr nga Berat Dehari është i angazhuar për të shpërngulurit.

“Gjatë rjedhës së fushatës, ekipi i udhëhequr nga unë si shef i Shtabit qendror zgjedhor të BDI-së, do të bëjë turne në disa qytete të Evropës ku do të realizojmë takime personale me të shpërngulurit”, ka thënë Neziri./Telegrafi/