LAJMI I FUNDIT:

Nga Hillari te Obama: 10 debatet televizive që ndryshuan zgjedhjet (Foto)

Nga Hillari te Obama: 10 debatet televizive që ndryshuan zgjedhjet (Foto)

Kandidatët për president Hillary Clinton dhe Donald Trump u përballën të hënën në mbrëmje në debatin e parë mes tyre, ndërkohë që janë mbërthyer në një garë të fortë për Shtëpinë e Bardhë.

Përplasje e parë presidenciale në televizion mes dy kandidatëve mund të konsiderohet pa frikë si debati më i ndjekuri në histori, me mbi 100 milionë shikues.


Kandidatja demokrate del fituese me pikë sipas analistëve politikë amerikanë: nuk ishte perfekte, por Trup u duk shumë i papërgatitur. Për vëzhguesit, pas një debati të nxehtë, 90 minutësh është e qartë: Hillary Clinton ishte më e përgatitura në debat nga ana përmbajtësore.

Do të ketë gjithsej tre debate presidenciale, si dhe një përballje ndërmjet dy kandidatëve për zëvendëspresident, demokratit Tim Kaine dhe republikanit Mike Pence.

Historiku i debateve presidenciale tregon se si disa prej këtyre debateve mund të kenë ndryshuar kursin e zgjedhjeve, shkruan Tirana Observer.

1 – Riçard Nikson, 1960

1

Në mëngjesin e 26 Shtatorit 1960, Xhon Kenedi ishte një senator i panjohur nga Masaçusetsi që do zinte vendin e zëvendës presidentit Riçard Nikson. Në fund të mbrëmjes, ai u shndërrua në yll. Mesa dukej gabimi fatal i Niksonit kishte të bënte me paaftësinë e tij për të njohur fuqinë e imazhit vizual. I zbehtë dhe nën peshë nga një hospitalizim i mëparshëm, Nikson u paraqit i dobët dhe i djersitur, ndërkohë që Kenedi u paraqit i qetë dhe konfident. Siç vijoi historia, ata që dëgjuan debatin në radio menduan se Niksoni fitoi. Por ata dëgjues ishin në minoritet në krahasim me ata që e panë në televizion. Numri i shikuesve atë ditë u vlerësua të ishte rreth 74 milion. Niksoni performoi më mirë në debatet në vijim. Por tashmë dëmi ishte bërë. Kenedi arriti të fitonte me një rezultat të ngushtë, pavarësisht se një pjesë e madhe mendonin se ai nuk do fitonte asnjëherë.

2 – Gerald Ford, 1976

1

Gjatë një debati presidencial ndaj një guvernatori të Xhorxhas, të quajtur Xhimi Karter, Gerald Ford bërtiti, “Nuk ka dominim sovjetik të Europës Lindore”. Moderator, Maks Frankel, u përgjigj me habi: “Më falni, çfarë?… Mos dëgjova të thonit se rusët nuk po përdorin Europën Lindore si sferën e tyre të influencës në pushtimin e pjesës më të madhe të vendeve atje, dhe po sigurohen që ta shndërrojnë në një zonë komuniste?”, por Ford refuzoi të tërhiqej prapa dhe të mohonte deklaratën e tij origjinale, duke insistuar se Polonia, Rumania dhe Jugosllavia nuk ishin më nën ndikimin e sovjetikëve. Përgjigja që dha e përndoqi deri në fund të fushatës dhe mund t’i kishte kushtuar atij zgjedhjet. Disi ironike, Ford ishte i pari që pranoi të shfaqej në një debat televiziv që pas shfaqjes së skandalit të Niksonit në 1960.

3 – Xhorxh Bush, 1984

FILE - In this Thursday, Oct. 11, 1984 file picture, Vice-President George H. Bush, left, shakes hands with Democratic vice-presidential candidate Geraldine Ferraro before the beginning of their debate in Philadelphia. The first woman to run for U.S. vice president on a major party ticket has died. Geraldine Ferraro was 75. A family friend said Ferraro, who was diagnosed with blood cancer in 1998, died Saturday, March 26, 2011 at Massachusetts General Hospital. (AP Photo/Gene J. Puskar)

Kur zëvendës presidenti Xhorxh Bush u përball në një debat me kundërshtaren Geraldine Ferraro, ai e trajtoi atë ekzaktësisht në mënyrën që ajo nuk donte të trajtohej. Duke u shfaqur tërësisht mospërfillës kundrejt femrës së parë që kandidonte për një parti të madhe, Bush vendosi të “udhëzonte” Ferraron mbi politikat e jashtme duke thënë: “Më lejoni të ju ndihmojë që të bëni dallimin ndërmjet Iranit dhe ambasadës në Liban”. Fraza e Bushit mund të kishte kaluar pa u vënë re, por kundërshtarja e tij tërhoqi menjëherë vëmendjen duke thënë: “Së pari, më lini të them se nuk më pëlqen, Zv/President Bush, mënyra juaj për të më mësuar mua mbi politikat e jashtme”.

4 – Majkëll Dukakis, 1988

1

Guvernatori i Masaçusets, Majk Dukakis, nuk dha një përgjigje që do të godiste zemrat e votuesve. Gjatë një debati në 1988, ai u shpreh se ai do të mbështeste dënimin me vdekje vetëm nëse gruaja e tij Kiti do të përdhunohej dhe do të vritej. Një kundërshtar i përhershëm i dënimit me vdekje, Dukakis iu përgjigj pyetjes së Bernard Shau: “Jo, nuk e përkrah, Bernard, dhe besoj se ti e di që e kam kundërshtuar gjithmonë dënimin me vdekje. Nuk shoh asnjë evidencë që ai është parandalues dhe mendoj se ka mënyra të tjera më efikase dhe më të mira për tu përballur me krimet e dhunshme”. Ndërkohë që disa kritikuan pyetjen, të tjerë menduan që përgjigja ishte e pavend dhe e papërshtatshme. Vite më vonë, Dukakis u shpreh duke thënë, “Më duhet të them se… dhe ende e mendoj… Se nuk mendova që përgjigja ishte e gabuar!”

5 – Admirali Xhejms Stokdale, 1992

1

Ndërkohë që Ros Perot kënaqi turmat me komentet e tij kritike, kolegu i tij, hero i Luftës së Vietnamit, admiral Xhejms Stokdale, u përpoq të shndërronte veten në një figurë publike. Stokdale hapi debatin për zëvendës president në 1992, duke pyetur: “Kush jam unë? Pse jam unë këtu?” Rima, e ndërtuar me qëllim që të mbulonte mungesën e eksperiencës së tij në fushën politike, bëri që teleshikuesit të pyesnin veten nëse ai realisht i dinte përgjigjet e atyre dy pyetjeve.

6 – Al Gore, 2000

1

Ndonjëherë një kandidat thotë gjërat më të këqija kur nuk flet fare. Pëshpëritjet e Al Gore gjatë një debate televiziv kundër Xhorxh Bush në vitin 2000 bëri që të lindnin tallje të shumta, ashtu si dhe vendimi për të lënë vendin e tij dhe për tu afruar pranë Bushit. Katër vite më vonë, organizatorët e debatit vendosën disa rregulla strikte lidhur me sjelljen gjatë programit, me qëllim shmangien e episodeve të tilla, duke përcaktuar: “Secili kandidat mund të lëvizë vetëm brenda një zone të caktuar.” Por Gore nuk është kandidati i vetëm heshtja e të cilit prishi fjalimin e tij; në 1992, Xhorxh Bush u kritikua pasi shikonte vazhdimisht orën gjatë debatit të tij me Bill Klinton dhe Ros Perot.

7 – Hillari Klinton, 2008

Barack Obama, Hillary Rodham Clinton

Ajo dukej mjaft e bindur dhe me njohuri të mjaftueshme rreth politikës ruse. Por më 26 shkurt të 2008-s, debatuesja demokrate kundrejt Barak Obamës, Hillari Klinton nuk arriti të kujtonte emrin e presidentit të ardhshëm rus, në momentin që u pyet nga moderatori i programit Tim Russert. “Dmitri Medvedev” qëlloi të ishte shumë i vështirë që të shqiptohej nga Klinton; në vend të tij, ajo tha “Medavedeva… sido që të jetë!”

8 – Barak Obama, 2008

1

Në një debat në 2008, kandidatja për presidente Hillari Klinton, bëri shaka duke thënë se ndjenjat e saj ishin lënduar nga një raport ku shkruhej se ajo nuk ishte aq e pëlqyeshme sa kundërshtari i saj Barak Obama. Ajo përdori mundësinë për të nxjerrë Obamën si “shumë të pëlqyeshëm.” Ai ktheu nderin – disi – duke pranuar me shkathtësi se dhe Klinton ishte “mjaftueshëm e pëlqyeshme.” Edhe pse komenti i tij shkaktoi të qeshura si nga audience ashtu dhe nga vetë Hilari Klinton, ekspertët e përdorën momentin si një pjesë mospërfillëse nga ana e presidentit të ardhshëm.

9 – Kristine O’Donell, 2010

1

Për të gjithë debatin e saj rreth të qenit “një konservative e qëndrueshme”, kandidatja republikane Kristine “Nuk jam shtrigë” O’Donell, ngjasonte më shumë se e hutuar, gjatë debatit me kundërshtarin Kris Koons, në tetor të 2010-s. Në momentin që demokrati përmendi dhe argumentoi se shkollat publike duhet të mësojnë vetëm evolucionin dhe jo besimet konservatore se bota është krijuar nga hyjnorja, O’Donell sulmoi Koonain duke i thënë se sa pak e njihte Kushtetutën. Ndërkohë që moderator u përpoq të vazhdonte me programin, O’Donell ju rikthye sërish diskutimit duke pyetur Koons: “Ti po thua se ndarja e shtetit nga Kisha gjendet në Amendamentin e parë?” Koons u përgjigj sipas seksionit të posaçëm të Kushtetutës. Në atë kohë, publiku që ishte kryesisht me studentë dhe profesionistë ligjorë, shpërthyen në të qeshura, transmeton tiranaobserver.

10 – Xhen Brever, 2010

1

Deklaratat hapëse të debateve i japin mundësinë kandidatëve të ripërsërisin fjalimet e tyre hyrëse, pa qenë nën presionin e pyetjeve apo ndërprerjeve të papritura. Por gjatë një forumi në Arizonë, më 1 Shtator 2010, guvernatorja Xhen Brever, mesa duket për shkak të një periudhe ‘ngrirjeje’ në funksionimin e trurit, mezi arriti të mbante fjalimin e saj hyrës. Ndërkohë që po përpiqej të shpjegonte se çfarë ajo kishte arritur në punën e saj, Brever humbi tërësisht rrjedhën e mendimit. Pas më shumë se dhjetë sekonda heshtje, ajo arriti të ‘belbëzonte’ “Ne kemi bërë atë që ishte më e mira për Arizonën.” Pavarësisht mesazhit të saj jo elokuent, mesa duket votuesit menduan se ajo ishte më e mira për Arizonën – Brever u rizgjodh sërish nga një numër i madh i votuesve.