LAJMI I FUNDIT:

Nga sot vezët shiten vetëm me kod

Nga sot vezët shiten vetëm me kod

Ka hyrë në fuqi sot vendimi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës së Kosovës, që vezët të cilat shiten duhet të jenë vetëm me kod.

Flamur Kadriu drejtor i Shëndetit Publik në AUVK ka thënë për Klan Kosova se janë gjithsej 99 operator që furnizojnë dyqanet me vezë dhe secila nga to duhet ta posedojë kodin.


Kjo sipas tij është bërë që të dihet origjina e vezëve dhe se një gjë e tillë parashihet edhe me Ligjin për Ushqim.

Të vulosura, Kadriu ka thënë se duhet të jenë edhe vezët e importuara

Sipas tij, një gjë të tillë do ta bëjnë operatorët ë kufij kur edhe sillen vezët në Kosovë.

Kadriu potencoi se në rast se ato hasen në treg të pavulosura do të konfiskohen nga inspektorët, njofton Klan Kosova. /Telegrafi/