LAJMI I FUNDIT:

Ngadalësohet ekonomia e gjermane

Ngadalësohet ekonomia e gjermane

Gjermania ka ekonominë më të fuqishme të Europës, por parashikimet ekonomike të saj janë tkurrur përballë recesionit të Eurozonës.

Berlini tha se ekonomia e Gjermanisë u tkurr me 0.5 për qind në tre-mujorin e fundit të vitit 2012, ulja më e madhe e regjistruar për ekonominë e këtij vendi në thuajse tre vite. Gjermania tha se rritja e saj ekonomike vitin e kaluar ra në 0.7 për qind.

Pritet që rritja ekonomike e këtij vendi të ulet edhe më shumë këtë vit, duke arritur në 0.4 për qind, më e ulët se sa mendohej në një parashikim paraprak prej 1 për qind.

Ekonomia e 17 vendeve të Eurozonës u ul në muajt prill – shtator të vitit 2012 dhe parashikuesit thonë se kjo prirje vazhdoi deri në fund të vitit. Përkeqësimi i ndjeshëm ekonomik në disa vende të eurozonës – si Greqia, Spanja, Italia- është mënjanuar disi nga ekonomia e fuqishme e Gjermanisë.

Por në tremujorin e katërt të vitit të kaluar, eksportet, importet dhe investimet gjermane u ngadalësuan. Ky ngadalësim u vu re edhe në shpenzimet e konsumatorëve. /Telegrafi/