LAJMI I FUNDIT:

Ngjitet në shtyllën elektrike, por tensioni i lartë e shkrumbon (Foto/Video, +18)

Ngjitet në shtyllën elektrike, por tensioni i lartë e shkrumbon (Foto/Video, +18)

Një moment i tmerrshëm është filmuar nga kamera e një telefoni mobil, ku shfaqet momenti kur një burrë goditet nga rryma elektrike, derisa po ngjitej në një shtyllë elektrike që në maje kishte trafo të tensionit të lartë.

Në video shihet se si viktima mundohet të ngjitet në shtyllë elektrike, për të ndezur atmosferën gjatë një fjalimi të presidentes braziliane Dilma Rousseff në Aracaju në Brazil, transmeton Telegrafi.


Pasi kaloi disa minuta i varur në shtyllën elektrike duke valëvitur flamurin kombëtar, burri injoron paralajmërimet e kalimtarëve që të mos vazhdojë të ngjitej më tej në shtyllë.

2

Në videon e filmuar nga një telefon mobil, shfaqet momenti kur burri prek një tel që i kushtoi shtrenjtë, pasi trafoja e tensionit të lartë e shkrumbon dhe e hedh në tokë.

Edhe pse ishte dërguar me urgjencë në spital, raportohet se ky burrë ka vdekur nga plagët e marra. /Telegrafi/