LAJMI I FUNDIT:

Nicolas Cage ndahet nga gruaja pas 12 vitesh martesë

Nicolas Cage ndahet nga gruaja pas 12 vitesh martesë

Aktori i famshëm, Nicolas Cage dhe gruaja e tij, Alice Kim, i kanë dhënë fund martesës së tyre pas 12 vitesh.

Çifti ka jetuar ndaras që nga muaji janar, ka bërë të ditur zëdhënësi i aktorit për revistën People, transmeton Koha.net.


Nicolas dhe Alice së bashku kanë një fëmijë, djalin 10-vjeçar, Kal-El Cage.

Në korrik të vitit 2004, Cage dhe Kim kanë lidhur kurorë në një ceremoni private në Kaliforninë Veriore.

Aktori më parë ka qenë i martuar me Patricia Arquette për gjashtë vjet, pastaj nga viti 2002 deri në vitin 2004 ishte bashkë me Lisa Marie Presley.