LAJMI I FUNDIT:

Nikolic: I papranueshëm anëtarësimi i Kosovës në OKB

Nikolic: I papranueshëm anëtarësimi i Kosovës në OKB

Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikolic ka deklaruar sot se është e papranueshme që Kosova të fitojë karrige në Kombet e Bashkuara, dhe ka shtuar se "sikur kjo të ishte e pranueshme unë do ta shkruaja në platformë dhe Rezolutën mbi Kosovën".

Ai ka thënë se Platforma mbi Kosovën parashikon që Serbia kurrë të mos e njoh pavarësinë e Kosovës, dhe nëse nuk e njeh atëherë i ashtuquajturi shteti i Kosovës nuk do të ketë karrige në KB, ka thënë Nikolic në bisedë me korrespondentët e mediave ndërkombëtare në Beograd.

Pyetjes nëse kjo nënkupton se ka qëndrim të kundërt nga kryeministri Ivica Dacic, i cili të martën ka thënë se Serbia “mund të bisedojë edhe mbi karrigen e Kosovës në KB, nëse kjo do të ishte pasojë e arritjes së zgjidhjes gjithëpërfshirëse, e cila është në harmoni me interesat shtetërore e kombëtare të Serbisë”, Nikolic i është përgjigjur se më me qejf do ta shikonte deklaratën e Dacicit, por nëse kryeministri ka menduar se kjo nën kushte të caktuara është e mundshme, atëherë me këtë nuk pajtohem, duke shtuar se e pret edhe reagimin e vetë Dacicit (i cili mbrëmë e ka mohuar se ka deklaruar ashtu si është interpretuar nga mediat), transmeton RTK.


Anëtarësimi i Kosovës në KB për Serbisë është i papranueshëm “dhe vërtetë është e pamundshme të supozohet se Serbia do të mund të heq dorë nga një pjesë e madhe e territorit të vet, dhe të thotë “për këtë shkak Kosova mund të bëhet anëtare e KB”, ka theksuar Nikolic për të shtuar se “kjo nuk i përgjigjet as Rezolutës së Kuvendit Popullor”.

I pyetur nga gazetari i rrjetit BBC të Londrës, se çfarë është dallimi midis bisedimeve me autoritetet e Prishtinës dhe njohjes së shtetësisë së Kosovës, Nikolic i është përgjigjur duke thëënë se “e ashtuquajtura Kosovë është anëtare e shumë organizatave ndërkombëtare, bankave, mund të bëhet rajon evropian, nuk kemi asgjë kundër kësaj, por as që bëhet fjalë për njohjen”.

Ai ka shtuar se me anë të Platformës mbi Kosovën Serbia është pajtuar me faktin se në pjesën e territorit pushteti serb nuk ka më kurrfarë ndikimi.

“Ajo Platformë është edhe realitet shqiptar. Çka do të mund të propozonte Serbia tjetër, çka do të mundnin akoma të kërkonin shqiptarët? Nuk ka çka më shumë nga kjo, përpos pavarësisë. Prej sot e shumë vite dhe shekuj, Serbia nuk do ta njeh pavarësinë e Kosovës dhe askush nuk ka të drejtë të ta detyrojë për këtë”, ka thënë Nikolic.

Raportet e Beogradit dhe veriut të Kosovës, ka shtuar presidenti serb do të jenë ashtu si donë Beogradi, sepse “Qeveria e Serbisë shfaq kujdes mbi interesat e qytetarëve në të gjitha pjesët e vendit, dhe nuk mund ta veçojë ndonjë pjesë dhe t’i përmbush dëshirat e disa drejtuesve politik”.

I pyetur për përmendoren e pjesëtarëve të vrarë të UÇPMB në qendër të Preshevës, Nikolic ka thënë se do të ishte më mirë që atë ta heqin bashkë serbët dhe shqiptarët.

“Do të ishte mirë që serbët e shqiptarët të caktojnë bashkë ku mund të qëndrojë ajo. Ashtu në qendër, me emrat e njerëzve të cilët i kanë varë përfaqësuesit e pushtetit, policinë dhe qytetarët e pafajshëm, këtë nuk do ta duronte asnjë shtet dhe nuk do të zgjaste kaq shumë”, ka thënë Nikolic. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Lajme
Kalo në kategori