LAJMI I FUNDIT:

Nikolic: Serbia më e fortë se NATO-ja në Kosovë

Nikolic: Serbia më e fortë se NATO-ja në Kosovë

Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikolic ka deklaruar sonte se Beogradi nuk do të mund të qëndronte duarkryq karshi ndonjë përpjekjeje eventuale që në Kosovë të përsëritet dhuna e vitit 2004, por do të ishte pikëpyetje e madhe nëse Serbia do të mund të përgjigjej me forcën që do të dëshironte.

“Serbia, si shtet, ushtarakisht është më e fuqishme sesa shqiptarët dhe NATO-ja posedojnë në Kosovë, dhe nuk e shtroj pyetjen nëse mund t’i mbrojmë serbët nga ndonjë ndjekje e re, por shtrohet pyetja nëse në atë moment Serbia do të hynte në luftë me NATO-n dhe a është ajo sa duhet e fortë që ta mbijetojë atë luftë”, ka thënë Nikolic për televizionin shtetëror serb.

Ai ka thënë se Serbia më nuk guxon të vijë në situatë që dikush sërish ta bombardojë.


Presidenti serb ka thënë se Serbia nuk do ta sulmojë dhe rrezikojë askënd derisa të ketë mundësi për bisedime, por nuk do të mund të rrinte duarkryq në qoftë se dikush provon të përsëris ngjarjet e para dhjetë viteve.

Ai ka thënë se sot në Bruksel janë ndërprerë bisedimet në mes palëve negociuese të Prishtinës dhe Beogradit, për shkak se nuk është realizuar plani i shqiptarëve që të harrohet marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve.

Nikolic ka thënë se kurrë nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës dhe se do të kërkojë mbështetje “derisa të ketë qoftë edhe vetëm një mik në botë”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kalo në kategori