LAJMI I FUNDIT:

Niku thyen kufijtë: Dashuri me shikim të parë

Niku thyen kufijtë: Dashuri me shikim të parë

Aktori me 29 vjeçar Nik Xhelilaj duke qenë protagonist në disa filma, është padyshim një prej talentëve të rinj shqiptarë, i cili tashmë po i ngjit me sukses shkallët e karrierës së tij si aktor me famë. Të ardhmen e tij e sheh në Shqipëri, ndërsa pikësynim mbetet teatri.

I lindur në Tiranë në vitin 1983, debutimin në ekranin e kinemasë e ka në vitin 2008 me filmin “Trishtimi i Zonjës Shnajder” me regji të Piro Milkanit. Në vitin 2009, është sërish protagonist në filmin “Alive”- (Gjallë) me regji të Artan Minarollit. Por filmi dramatik mbi plagët e emigracionit, me titullin “Shqiptari” të regjisorit Johanes Naber, ku Xhelilaj është dhe protagonist, e solli atë në “Shooting Star”, duke qenë dhe aktori i parë shqiptar që arrin këtë sukses. Ai ishte në mesin e 10 talentëve të aktrimit evropian që u nderuan për punën e jashtëzakonshme në filma në kuadër të Festivalit të Filmit në Berlin.
Për këtë film, ai është vlerësuar me çmimin “Aktori më i mirë” në festivalin e Moskës, në festivalin e Prishtinës, Antalyas si dhe “Filmi më i mirë” në festivalin e filmit në Gjenevë.

Xhelilaj, poashtu është i njohur edhe me rolet e tij në shfaqje teatrale si: “Këmbanat e Muzgut”- të regjisorëve Alfred Bualioti dhe Andon Qesari, “A streetcar named desire” i regjisorit Timo Flloko, “Tango” me regji të Driada Dervishit.
Vlerësime të shkëlqyera dhe pozitive për aktorin Nik Xhelilaj kanë dhënë edhe revista dhe gazeta ndërkombëtare si: Variety, Wall Street Journal, Rolling Stone dhe Washington Post.

Së fundi, këtë vit, aktori Xhelilaj është një nga protagonistët kryesor në telenovelën “Qyteti i humbur”, që transmetohet në “Channel D” në Turqi. Kjo është hera e parë që në një telenovelë turke luan një aktor nga Shqipëria, ndërsa destinacioni i tij është Bollywood-i, si hyrje e re në tregun kinematografik në Azi.

Intervistoi: Lumira Kelmendi

Viti 2010 ju ka sjell çmime të shumta duke filluar nga çmimi Silver George për aktorin më të mirë në Festivalin e Filmit në Moskë me filmin “Shqiptari”. Si ndiheni kur ju thonë, shqiptari, nisur nga titulli i filmit?
Absolutisht, vetëm dhe vetëm krenar!! Pa dyshim që viti 2010 ka qenë me të vërtetë vit që më ka sjellë emocione të forta, zor se do e harroj këtë vit gjatë gjithë jetës sime.

Filmi “Shqiptari” në cilindo festival të filmit që ka shkelur ka fituar çmime. Përveç Moskës është shpërblyer edhe në Geneva International Film Festival 2010, Festivali Ndërkombëtar i Filmit “Golden Orange” në Antalya e shumë të tjera. Çfarë mendon se e ka bërë të suksesshëm këtë film?
Ashtu si edhe në “Pri Film Fest” ku filmi mori vendin e dytë, çmimin special të jurisë dhe aktorin më të mirë, titulli “Bekim Fehmiu” është nderë dhe privilegj i madh. E rëndësishme është që filmi kudo që shkon konfirmon suksesin e tij të padiskutueshëm. Unë jam vet dëshmitar për duartrokitjet e zgjatura të publikut evropian. Mendoj se dashuria të cilën regjisori por dhe i tërë stafi ka dashur të tregojë për dramën e këtij Shqiptari, e bënë filmin mëse të vërtet dhe të padiskutueshëm, origjinal. Suksesi pastaj është rezultat i punës kaq të madhe dhe përkushtimit të të gjithë atyre që morën pjesë në projekt…

Ky film përveç skenarit, regjisë e realizmit më së tepërmi e bën të veçantë roli juaj dhe këtë e dëshmojnë edhe çmimet me të cilat është shpërblyer ky film, e që ka qenë për aktorin më të mirë. Si ndiheni ju me këtë fakt?
Padyshim i lumtur dhe mbi të gjitha krenar që e marr pikërisht nga ky film, me këtë titull. Kur nis të punosh me një rol ti nuk e di se ku mund të shkoj puna jote. Kam qenë me fat që jam drejtuar nga një regjisor që e ka parë me dashuri realitetin e vendit tim, por edhe nga i gjithë kasti i aktorëve dhe stafit të filmit. Merita është padyshim e të gjithëve.

Aktrimi për ju nuk ka qenë edhe aq i rëndësishëm, pasiqë në përfundim të vitit të parë ju donit të tërhiqeshit nga ky profesion, por në moment ju vjen oferta nga regjisori Piro Milkani për të luajtur në film dhe për të dalë edhe jashtë vendit. Si vendosët të vazhdoni?
Mesa duket ka qenë pikërisht mbarësia e Piro Milkanit që e solli skenarin dhe ma besoi mua rolin e jetës së tij. Do t’ia di për shumë faleminderit gjatë gjithë jetës profesorit tim të parë të kinemasë që përveç të gjithave, më prezantoi me botën e magjishme të kinemasë, botë me të cilën “Rashë në dashuri me shikim të parë”.
Pas gjithçkaje që ndodhi me “Trishtimin e Znj. Shnajder” ishte e pamundur të ndodhte e kundërta. Vazhdimi ishte dëshirë, detyrim, kënaqësi dhe pasion.

Tashmë keni luajtur në filma të regjisorëve me emër në kinematografi si: Piro Milkani, Artan Minarolli, e disa regjisorëve ndërkombëtarë. Çfarë përvoje është të luash në këta filma?
Kam pasur fatin të punoj me regjisorë të mirë e të dashur në shesh xhirim. Përveç eksperiencës së vyer që merr në shesh xhirim, puna me ta të formon edhe si njeri, gjë që është shumë e vyer për profesionin tonë.

Po sa i përket gjuhës e keni pasur të vështirë kur dihet se keni folur gjermanisht në filmin “Shqiptari”, pastaj edhe në gjuhën çeke në filmin e Piro Milkanit që është xhiruar në Çeki?
Më të vështirë mendoj që e kam pasur me “Trishtimin e Znj. Shnajder”, me gjuhën çeke. Mu krijua ideja se as nuk do mundja të shqiptoja dot kurrë rrjedhshëm as edhe një fjalë, por fal punës në fund mësova edhe të shkruaja çekisht, kurse me gjermanishten, mua dhe produksionit na u desh të vendosnim të mos merrja më leksione të gjuhës me mësues privat, pasi kisha filluar ta mësoja më mirë se sa i nevojitej rolit. Kështu që, hoqa dora nga leksionet private dhe me një fjalor të vogël u përpoqa ta mësoja vetë ashtu-ashtu. Në fund mësova aq sa më duhej për rolin.

Mendoni se keni qenë me fat në këtë pikë, kur dihet se tani keni disa çmime mbi supe në kinematografi, e kishit menduar?
Jo, as që e kisha menduar ndonjëherë punën e çmimeve, por kur kujtoj që kam konkurruar në kushte të barabarta me kolegë të huaj dhe fakti që i kam marrë ato çmime me projekte shqiptare ndihem shumë mirë. Puna ime është shpërblyer më së miri.

Me sa di jeni fanatik me ritmet e shpejta të modernizmit në Shqipëri, por jeni fanatik edhe në lidhje me femrën. Është e vërtetë kjo?
Pak a shumë, por njeriu duhet edhe të përshtatet dhe unë po filloj ta bëj këtë.

Aktualisht, jeni në lidhje me dikënd?
Jo, jo, jam i gjithë i zgjidhur…he he he… dhe madje mendoj që do e kisha të vështirë të lidhesha dot.

Në disa filma luani edhe skena të nxehta. Ka pas femra që janë bërë xheloze për rolet tuaja?
Nuk mbaj mend ta kem vënë re diçka të tillë, por edhe nëse ka pasur, mirë kanë bërë. Në fund të fundit ndjenjat për mua kanë qenë.

Ju njiheni më tepër me rolet tuaja në film edhe pse keni mbaruar shkollën për aktrim në teatër. Mendoni të vazhdoni edhe me teatrin edhe pse hë për hë jeni duke punuar në një shfaqje teatrore?
Sigurisht që po. Është ëndërr e çdo aktori që të jetë i angazhuar edhe në teatër.

Cili do të ishte roli që do të dëshironit ta luani?
Nuk e di, edhe këta që kam luajtur deri tani nuk e kam ditur se do më pëlqenin. I rëndësishëm është kontakti fillestar, duhet ta ndjesh që në fillim. Në teatër do të doja të luaj diçka nga autorë amerikanë apo klasiket ruse.

Çfarë do të ishte këshilla juaj për të gjithë lexuesit dhe adhuruesit tuaj?
Të ndjekin ëndrrën e tyre me fanatizëm…pa ëndërruar mërzitesh shumë shpejt..nuk do t’ia uroja askujt të jetonte pa ëndrra…Përqafime…
/Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori