LAJMI I FUNDIT:

Nis promovimi i shpargut vendor

Nis promovimi i shpargut vendor

Shpargu është një kulturë e re bujqësore e cila kurrë më parë nuk është kultivuar në Kosovë. Ky do të jetë evenimenti promocional vjetor i tretë me radhë, i cili u mundëson fermerëve-prodhuesve lokal dhe qendrës së grumbullimit të ekspozojnë dhe shesin të korrat e tyre të bollshme të shpargut të freskët, të mbledhur me dorë.

Kjo ngjarje gjithashtu shfrytëzohet edhe si një mundësi për të informuar njerëzit lidhur me vlerat që përmban kjo delikatesë. Sipas një njoftimi të USAID-it, me këtë rast, drejtori i misionit të USAID-it, Xhejsm Houp, i shoqëruar nga Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi, do t’u bashkëngjitet fermerëve me rastin e ditëve të promovimit të shpargut.


USAID-i, fillimisht përmes programit Mundësitë e Reja në Bujqësi (NOA) dhe më rishtazi përmes Zhvillimit Bujqësor dhe Mundësive Rurale (AGRO), nisi prodhimin e shpargut, i cili kultivohet në një sipërfaqe të gjithëmbarshme prej 10.6 hektarësh në regjione të ndryshme të Kosovës. /Telegrafi/