LAJMI I FUNDIT:

Nis të zhduket vrima në shtresën e ozonit (Video)

Nis të zhduket vrima në shtresën e ozonit (Video)

Hulumtuesit thonë se kanë gjetur provën e parë të qartë se vrima në shtresën e ozonit, sipër Antarktidës, ka nisur që të zhduket.

Shkencëtarët kanë bërë të ditur për BBC se në shtator të vitit 2015, vrima ishte rreth katër milionë kilometra më e vogël sesa në vitin 2000, transmeton KosovaPress.

Shkencëtarët britanikë kishin zbuluar për herë të parë vrimën në shtresën e ozonit në stratosferë, rreth 10 kilometra sipër Antarktidës, në mesin e viteve ’80 të shekullit të kaluar.

Ozoni është i rëndësishëm sepse bllokon rrezatimet e dëmshme ultraviolete që vijnë nga Dielli.

Mungesa e tij rrit shanset e kancerit të lëkurës, dëmtimin e bimëve dhe kafshëve.