LAJMI I FUNDIT:

Nishani për Peres: Bota humbi një lider vizionar

Nishani për Peres: Bota humbi një lider vizionar

Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani, i ka dërguar sot një mesazh ngushëllimi homologut izraelit, për ndarjen nga jeta të Presidentit të 9-të të Izraelit, për periudhën 2007-2014, Shimon Peres.

Në telegramin e ngushëllimit të Nishanit thuhet se Peres ishte një lider vizionar të cilin bota e humbi.


Ky është telegrami i Nishanit

“I nderuar Zoti President,

Ndarja nga jeta e Presidentit të 9-të të Izraelit, Shimon Peres, më trishtoi shumë dhe përmes Jush dëshiroj që t’i përcjell familjarëve e të dashurve të të ndjerit, si dhe popullit dhe qeverisë izraelite, ngushëllimet më të ndjera e të sinqerta.

Presidenti Peres ia dedikoi politikës pjesën më të madhe të jetës së tij të gjatë, dhe ndarja nga jeta është një humbje jo vetëm për familjen e tij dhe popullin izraelit, por edhe për procesin e paqes në Lindjen e Mesme, të cilin e pasuroi me ide e zgjidhje racionale e konkrete. Bota humbi një lider vizionar.

Ju siguroj se në këtë ditë trishtimi për familjen e të ndjerit dhe popullin izraelit, jam pranë tyre dhe lutem së bashku me ta që Presidenti Peres të prehet në paqe”, mbyllet mesazhi i ngushëllimit i Kreut të Shtetit.

Në trend Lajme

Më shumë
Gruaja që u vra në Pejë ishte punëtore shëndetësore që 20 vjet, Drejtoria e Shëndetësisë: Do të mbetet në kujtime për urtësinë

Gruaja që u vra në Pejë ishte punëtore shëndetësore që 20 vjet, Drejtoria e Shëndetësisë: Do të mbetet në kujtime për urtësinë

Lajme
Vritet një grua në Pejë

Vritet një grua në Pejë

Kronika e Zezë
Vrasja në Pejë, kryeprokurori Kurmehaj jep detaje nga ngjarja tragjike

Vrasja në Pejë, kryeprokurori Kurmehaj jep detaje nga ngjarja tragjike

Lajme
Vrasja e gruas në Pejë, i dyshuari bashkëshorti i saj

Vrasja e gruas në Pejë, i dyshuari bashkëshorti i saj

Lajme
Bosnja në anën e Kosovës, deputeti Magazinoviq thotë se do të votojë pro anëtarësimit në Këshillin e Evropës

Bosnja në anën e Kosovës, deputeti Magazinoviq thotë se do të votojë pro anëtarësimit në Këshillin e Evropës

Lajme
Rasti tragjik në Pejë, reagon presidentja: Ky femicid që ka marrë përmasa të jashtëzakonshme duhet të ndalet

Rasti tragjik në Pejë, reagon presidentja: Ky femicid që ka marrë përmasa të jashtëzakonshme duhet të ndalet

Lajme
Kalo në kategori