LAJMI I FUNDIT:

Nismës i shkëputet edhe dega e Ferizajt

Nismës i shkëputet edhe dega e Ferizajt

Kryetari i Nismës për Kosovën në Ferizaj, Valon Ramadani së bashku me të gjithë anëtarët e Kryesisë së kësaj partie në këtë komunë kanë dhënë dorëheqje nga partia e Fatmir Limajt dhe Jakup Krasniqit, pas koalicionit parazgjedhor që kjo parti ka lidhur me AAK-në e Ramush Haradinajt.

Kosovapress përcjell letrën e Këshillit Iniciues (Kryesia e partisë NISMA – dega në Ferizaj), në të cilën është shkruar vendimi dhe arsyetimi për të.


Përmes saj njoftohen të gjithë qytetarët se “në mbledhjen e këtij Këshilli ku pjesëmarrës ishin edhe kryesia e rinisë të këtij subjekti politik në Ferizaj, pas një debati mjaft të gjatë, lidhur me situatën e krijuar në këtë degë, si pasojë e lidhjes së koalicionit parazgjedhor AAK/NISMA, Kryetari i kësaj dege Valon Ramadani, së bashku me të gjithë anëtarët e kryesisë, duke përfshirë edhe ata të rinis së parisë NISMA – dega në Ferizaj, me një abstenim morën vendim: Këshillit Iniciues (Kryesia e partisë NISMA – dega në Ferizaj), aprovon kërkesën për dorëheqje të Kryetarit të partisë NI SMA – dega në Ferizaj, Z. Valon Ramadani”.

“Dorëheqje të parevokueshme japin edhe të gjithë anëtarët e Këshillit Iniciues (Kryesia e partisë NISMA – dega në Ferizaj, si dhe anëtarët e kryesisë së rinis të këtij subjekti politik në Ferizaj”, thuhet në letër.

Ky është arsyetimi i vendimit:

Dispozitivin e këtij vendimi, Këshillit Iniciues (Kryesia e partisë NISMA – dega në Ferizaj) e arsyeton për faktin se koalicionit parazgjedhor AAK/NISMA, tani më ka shuar shpresat e krijuara të qytetarëve, se një opozitë e bashkuar sinqerisht një ditë do ta ndryshonte qeverisjen ekzistuese në vend.

Anëtarët e Këshillit Iniciues (Kryesia e partisë NISMA – dega në Ferizaj), erdhën në përfundim (me një abstenim), se koalicioni parazgjedhor AAK/NISMA, nuk do të shkon as se si, në të mirë të partisë NISMA duke përfshirë edhe – degën në Ferizaj, për arsye se ky koalicion nuk mendojmë se është lidhur, duke respektuar parimin p ër një shtet ligjorë, e që ishte MAKSIMA mbi të cilën u themelua subjekti politik NISMA për Kosovës, dhe si pasoj e kësaj Këshillit Iniciues (Kryesia e partisë NISMA – dega në Ferizaj), mendon se me koalicionin në fjalë, nuk do të fiton asgjë qytetari i Kosovës, sikur se as vet Republika e Kosovës në kuptimin e shtetit ligjor, mbi këtë fakt dhe shumë arsye të tjera në kuptimin parimor politik dhe ideologjik, e që nuk janë në një vijë të drejtë në mes këtyre dy subjekteve politike (AAK/NISMA), Këshillit Iniciues (Kryesia e partisë NISMA – dega në Ferizaj)vendosi si në dispozitivin e këtij vendim.

Çdo komunikim me media dhe qytetar nga partia NISMA – dega në Ferizaj, shpallet i përmbyllur me rastin e publikimit të këtij njoftimi për shuarjen e kësaj dege.

Duke i falënderuar të gjithë qytetarët e Ferizajt, aktivistët, dhe strukturat e partisë NISMA – dega në Ferizaj për kontributin e tyre të dhënë në këtë subjekt.

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Osmani organizoi pritje për përfaqësues të vendeve partnere të Kosovës pas takimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Osmani organizoi pritje për përfaqësues të vendeve partnere të Kosovës pas takimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Lajme
Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit

Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit "Shihi në sy dhe kërkoju falje katër viktimave të krimeve serbe"

Lajme
Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Kronika e Zezë
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Lajme
Dështimi i procesit të votimit në veri, BE-ja nuk jep afat kur do të hiqen masat ndaj Kosovës

Dështimi i procesit të votimit në veri, BE-ja nuk jep afat kur do të hiqen masat ndaj Kosovës

Jehona Hulaj
Kalo në kategori