LAJMI I FUNDIT:

Një e treta e danezëve besojnë se vendi është në luftë me Islamin

Një e treta e danezëve besojnë se vendi është në luftë me Islamin

Një e treta e popullsisë daneze besojnë se vendi i tyre është në luftë me Islamin, sipas një sondazhi të ri.

Anketimi pyeti 1.045 të rritur se a pajtohen apo jo me deklaratën ” Danimarka, së bashku me pjesën tjetër të botës perëndimore, është në luftë me fenë islame dhe jo vetëm me myslimanët radikalë”.


Tridhjetë e tre për qind e tyre ranë dakord, ndërsa më shumë se 56 për qind nuk u pajtuan, dhe 11 për qind thanë se nuk e dinë.

Një ekspert i islamit në Universitetin e Kopenhagës, tha që rezultati ishte “shqetësues”, transmeton KosovaPress.

“Është një mendim provokues që ne kemi arritur në një pikë ku mënyra se si flasim për njëri tjetrin, ka dërguar në atë që një e treta e popullatës së vendit beson se ne jemi në luftë me Islamin”, tha Jørgen Bæk Simonsen për TV2.

Studimi tregoi se shumica e njerëzve që u pajtuan me këtë qëndrim ishin mbi moshën 70 vjeçare dhe kishin vetëm nivelin arsimor të mesëm.