LAJMI I FUNDIT:

Një fotografi e Azem Sylës që nuk është parë ndonjëherë (Foto)

Një fotografi e Azem Sylës që nuk është parë ndonjëherë (Foto)

Lulzim Etemaj, ish-i burgosur politik, ka publikuar një fotografi të ish-deputetit të PDK-së Azem Syla, e cila siç ai ka thënë, nuk është publikuar ndonjëherë.

Ai po ashtu, në njëfarë forme i ka dalë në mbrojtje Sylës, me ç’rast ka vlerësuar se ish-deputeti, tanimë i dyshuar kryesor i “grupit kriminal”, po paragjykohet nga disa media, shkruan GazetaBlic.


Ky është shënimi i plotë i tij:

Azem Syla, ish-komandant i të lavdishmës, UÇK, “Daja”, siç e thërrasim që nga koha e ilegales, të cilit gjykata e EULEX-it ia ka shqiptuar masën e paraburgimit pre 30 ditësh, këto ditë është vënë në shënjestër të një pjese të medieve (portaleve) në gjuhën shqipe. Disa nga këto portale që tashmë mision kanë shantazhin dhe haraçin e jo informimin e saktë dhe të drejtë, po e marrin edhe rolin e gjyqësorit, duke paragjykuar fajësinë e “Dajës”! (Në foto, të pabotuar ndonjëherë deri më tani, ish komandanti i SHP të UÇK-së, Azem Syla, gjatë kohës së luftës).

azem syla fotografi