LAJMI I FUNDIT:

Një histori dashurie e rrallë: Elia Zaharia dhe Princ Leka II

Një histori dashurie e rrallë: Elia Zaharia dhe Princ Leka II

Në prag të ceremonisë martesore, që pritet të jetë dasma e vitit dhe dita më e bukur në jetën e tyre, çifti Elia Zaharia dhe Princ Leka II, rrëfejnë detaje të rralla, të pa publikuara në media deri më tani.

Të paktën për artisten Elia Zaharia dhe Princ Leka II, që në takimin e parë të krijojnë një ambient të ngrohtë, me biseda të këndshme, aq sa mendon se i njeh prej vitesh. Edhe pse kanë zgjedhur të jenë diskret në lidhje me jetën private, pikërisht këtë ata e konsiderojnë pikë të fortë në marrëdhënien e tyre, të cilën kanë ditur ta ruajnë me mjeshtëri larg vorbullave të komenteve aspak të mirëpritura.


Lumturia u lexohet qartë në portretet e tyre, sepse falë ndjenjave dhe dashurisë, jeta e tyre ndryshoi në çdo këndvështrim. Vendimi i tyre, do të ndryshonte rrënjësisht kahun e 10 viteve të fundit, ku përtej propozimit dhe unazës mbretërore, që sot Elia trashëgon si simbol i një dashurie të rrallë, bashkëjetesa do të nxirrte në pah pjesë të karakterit të të dyve.

Por, deri në 8 Tetor, ka ende kohë, ndaj Elegance ka preferuar të bisedojë më parë me çiftin e njohur, për të marrë sa më shumë emocione prej të dyve.

princi

Shumëkush ka kuriozitet për çiftin tuaj, ndaj le ta nisim intervistën pikërisht me këtë kuriozitet. I nderuar Princ Leka, ku e propozuat për martesë artisten Elia Zabaria?
Propozimi për martesë erdhi në vitin 2010, pas dy vitesh njohjeje. Këto dy vite të para të lidhjes ishin jetuar mes Tiranës dhe Parisit, pasi Elia vazhdonte studimet atje. Me mbarimin e universitetit, unë bëra hapin e madh duke kërkuar dorën e saj. Sipas traditës Shqiptare, babai im dërgoi tek prindërit e Elias, mikun e shtrenjtë të familjes, Z.Daut Haradinaj, i cili kërkoi zyrtarisht miratimin e tyre. Prindërit e Elias ishin në dijeni të lidhjes sonë, madje kemi patur disa takime bashkë, ndaj nuk hezituan të japin pëlqimin e tyre. Më pas, babai ime ftoi familjen e Elias për “kafet e vogla”( qesh). Unë gjeta një moment përpara se ata të vinin në shtëpi, për t’u mënjanuar bashkë me Elian dhe me shumë emocion i vura në gisht unazën e fejesës dhe shpreha premtimin e dashurisë.

Dhe, cila ishte përgjigja e saj?
Përgjigja e saj ishte një përqafim i gjatë.

Pra, ju Elia, thatë “PO”, pa kurrfarë hezitimi?
Thashë “Po” e bindur, pasi për dy vite lidhje, dëshira për të qenë bashkë nuk ishte zbehur në asnjë moment, pavarësisht distancës dhe sakrificave.

Ishte ky një propozim romantik?
E gjithë lidhja jonë ishte romantike. Sinqeriteti, malli, intensiteti i ditëve që i kushtonim njëri -tjetrit, përpjekjet për t’u shkëputur nga angazhimet e përditshme dhe për të udhëtuar drejt njëri-tjetrit, trishtimi në aeroporte … Propozimi ishte romantik aq sa edhe koshient. Princ Leka nuk më premtoi një jetë përrallore, një jetë ëndrrash, por një dashuri të vërtetë në një jetë të vërtetë, ku duhen marrë parasysh të gjitha vështirësitë dhe detyrimet që lindin nga statusi i një Familjeje Mbretërore.

Princ Leka, e kishit planifikuar realisht këtë propozim?
Prej kohësh kisha dëshirë të jetonim bashkë dhe mezi prisja përfundimin e studimeve të Elias. Ndaj në semestrin e saj të fundit bëra këtë hap kaq të rëndësishëm për të dy.

Le-prince-Leka-II-d-Albanie-et-sa-fiancee-Elia-Zaharia-a-Stockholm-le-4-juillet-2016-5

A kishte unazë më pas?
Unë i dhurova Elias unazën që babai im i kishte dhuruar nënës sime. Një unazë të trashëguar si simbol të një dashurie shumë të fuqishme mes prindërve të mi, me shpresën dhe dëshirën që dashuria jonë të jetë po aq e plotë në vite.

A e mbajtët sekret propozimin për martesë?
Kisha folur paraprakisht vetëm me babanë tim, i cili u lumturua pasie donte shumë Elian. Ndërsa, për opinionin publik, fejesa është mbajtur e pashpallur deri në zyrtarizimin e saj në Francë, më 16 qershor 2010.

Znj. Elia kujt ju rrëfyet për të parën herë?
Njeriu i parë që i kam hapur zemrën është mami. Për të, si për çdo prind, rëndësi ka që fëmija të ndihet mirë. Mamaja ime është shpirt i lirë, i pandikuar nga statuset, titujt apo pozicionet. Për këtë e admiroj. Ajo i vlerëson njerëzit duke u nisur nga sjellja e tyre, edukata, modestia, mendja e hapur, përkushtimi, kurajo. Princ Leka është djalë me shumë vlera dhe parime, dhe për këtë çdo kush që e njeh, e vlerëson dhe respekton. Nuk kishte si të ndodhte ndryshe edhe me prindërit e mi.

Fillimet e jetesës bashkërisht si kanë qenë?
Unë jetoja vetëm prej shumë vitesh, ndaj mund të them se isha mjaft e pavarur në rutinën time. Por, surpriza ime e këndshme ishte përkushtimi i tij në këtë bashkëjetesë. Princ Leka ka shumë hobi, dhe për fatin tonë të mirë, njëri prej tyre është gatimi. Ka shumë fantazi në kuzhinë dhe bën bashkë përbërës që mua nuk do më shkonte në mendje t’i kombinoja. Përfundimi është gjithmonë i suksesshëm. Përveç kësaj, të dy angazhohemi plotësisht në mbarëvajtjen e punëve.
Znj. Elia, a ka ndryshuar jeta juaj pasi u bëtë pjesë e Familjes Mbretërore të Princ Lekës II?
Shumë gjëra kanë ndryshuar, të tjera jo. Miqtë e mi mbeten të njëjtët, unë vetë jam e njëjta, pasioni për teatrin gjithashtu. Çfarë ka ndryshuar është një koshiencë e përfituar në fushën e angazhimit tim social dhe humanitar. Gjithashtu ka evoluar një interes më i thelluar mbi historinë e vendit tim.

6hc4dwpci7y77hu39dw4_550_366_S_70

Përshtypjet e para tuajat, pasi u takuat me pjesëtarët e Familjes Mbretërore?
Me Mbretin Leka jemi takuar që në vitin 2008. Patëm alkimi të menjëhershme. Unë padyshim kisha drojë, siç mund të ketë çdo vajzë që takon babanë e djalit të zemrës. Gjatë qëndrimit në Francë e telefonoja dhe më telefononte herë pas here, më pyeste si ecja me provimet, e pyesja për shëndetin. Viti i parë i bashkëjetesës ka qenë shumë i veçantë, pasi ai ishte pranë nesh. Mund të them me shumë nostalgji se më ka mirëpritur në familje si vajzën e tij, në çdo kuptim. Kishim një komunikim të përkryer. Darkave qëndronim të tre, bisedonim shumë dhe për gjithçka. Kur bënim shaka me Princin e kthenim në frëngjisht që ta bënim kurioz (qesh). Kishte një energji pozitive të pashpjegueshme në atë familje, ndjehej ende prezenca e Mbretëreshës Geraldine, Mbretëreshës Suzane.

Unë nuk lodhesha duke dëgjuar histori të familjes, pyesja për atë kohë, kisha shumë kureshtje. Mbreti kishte një kulturë të jashtëzakonshme, ishte erudit. Në çdo moment kishte një libër në dorë. Me të mund të flisje për çdo fushë. Por, ajo çka më ka prekur më shumë dhe ende më prek kure kujtoj, ishte dashuria e tij pa kushte për Shqipërinë dhe Shqiptarët. Kur kjo dashuri vjen nga një jetë plot sakrifica, plot përkushtim, luftra, zhgënjime, atëherë merr një dimension krejt tjetër. Ai njeri dinte të donte fort, dhe të falte pa fund.

Ju e dini që jeta juaj do të dominohet shpesh nga vëmendja publike, interesimi i mediave. A luani ju, Princ Leka, një rol mbrojtës në këtë drejtim?
Kontaktet tona me medien kanë qenë dhe janë të vazhdueshme. Kuptohet, në disa momente kyçe bëhen më intensive. Personalisht, nuk kam stimuluar asnjëherë skupe mediatike, pasi gjykoj se përmbushja e rolit tim në shoqërinë shqiptare kërkon modesti dhe qëndrueshmëri.

I keni qejf fëmijët? Dëshironi një familje të madhe?
Do kisha dëshirë të kisha më shumë se një fëmijë. Kjo edhe për faktin që si fëmijë i vetëm më ka munguar një motër ose vëlla. Kur shoh Elian dhe Amosin që përveç se motër e vëlla, janë edhe miq të shkëlqyer dhe mbështetje për njëri-tjetrin, më përforcohet akoma më shumë bindja për të patur një familje të madhe. Por, kjo është në dorën e Zotit.

Si e shihni veten si prindër të ardhshëm?
Të përkushtuar dhe me dëshirën që fëmijëria dhe pafajësia të zgjasë sa më gjatë. Unë dhe Elia i duam shumë fëmijët dhe të dy ndihemi gati të krijojmë një familje.

38f0c998357878faff5a621033cf91de

Vijmë tek ceremonia e martesës. Kjo është një nga ngjarjet më të mëdha dhe më të rëndësishme në jetën e njeriut. Dhe sidomos kur bëhet fjalë për një rang aristokrat, rëndësia shtohet sakaq. Tashmë, në media janë bërë publike shumë detaje rreth ceremonisë së dasmës suaj. 
Detaje të shumta janë zbuluar tashmë. Ajo çka ka thellësisht rëndësi është promovimi maksimal i Shqipërisë nëpërmjet kësaj dasme. Po përpiqemi të prezantojmë më së miri produktet shqiptare: kulinarinë, pijet, veshjet kombëtare, muzikën dhe vallet tradicionale, si edhe harmoninë fetare që na karakterizon. Të gjitha këto të vendosura në një kontekst sa më evropian dhe elegant.

Princeshat kudo në botë, janë ikona të elegancës, bukurisë dhe stilit të veshjes me të cilin prezantohen në daljet e tyre publike. I besoni kësaj fryme, apo keni krijuar një stil të personalizuar tuajin?
Padyshim që princeshat janë model për elegancën. Për sa kohë njerëzit kanë nevojë të ëndërrojnë, është bukur të kenë këtë imazh. Por, duhet kuptuar që edhe princeshat e vendeve skandinave, (ku mirëqenia dhe niveli i jetesës së popujve të tyre është më i larti se kudo tjetër) karakterizohen nga një thjeshtësi maksimale në përditshmërinë e tyre. Unë besoj tek thjeshtësia, të qenit brenda kontekstit të vendit tim, pa shkëputur lidhjen me realitetin e popullit. Ikonë imazhi dhe elegance po, por mbi të gjitha ikonë humaniteti dhe modestie.

Natyrshëm, që pas dasmës, ju zyrtarisht do të njiheni si Princeshë Elia! Ç’do të thotë ky status për ju?
Ky status ka rëndësinë e tij për mundësitë që krijon për të punuar për vendin. Automatikisht një Familje Mbretërore është në rol përfaqësimi, si ambasadore e historisë dhe vlerave të vendit nga vjen. Ka shumë hapësira, edhe në një sistem republikan, ku një Familje Mbretërore mund të shërbejë pozitivisht, larg politikave të përditshme. Unë uroj që bashkë me Princ Lekën, të kemi mundësi të përmbushim me dinjitet këtë rol në shoqëri, duke frymëzuar brezin tonë në një frymë bashkëpunimi dhe tolerance, larg ndarjeve dhe përçarjeve historike, politike, raciale apo fetare.

Znj. Elia, vijmë tek pasionet e tua të mëdha. A mbetet aktrimi, një prej tyre?
Absolutisht! Aktrimi dhe teatri në përgjithësi janë një pasion i pazëvendësueshëm.

e

Rolet në skenën e Teatrit Kombëtar, kanë qenë: “Të gjithë me huqe”, “Tri Motrat”, “Djemtë gazmorë”, “Ëndrra e një nate vere”, “Harroje dashurinë”, “Dashuri e hidhur”, “Shtrigat e Salemit”. Si ndiheni nën petkun e personazheve që interpretoni?
Varet nga personazhet. Përgjithësisht punës me një rol i shkoj vertikalisht, pra përpiqem sa më shumë në nënshtresa. Personazhet që kam interpretuar i kam dashur dhe jam përpjekur t’i jap vërtetësi dhe ngjyra. Nëse interpretoj në një komedi, jam alegro dhe kjo reflektohet në gjendjen time shpirtërore. Nëse jam nën petkun e një personazhi të humbur dhe me jetë të vështirë, pesha e tij më ndjek edhe në gjumë! Gjatë një projekti, personazhi merr të gjithë vëmendjen dhe energjinë time.

Do të veçoni një prej roleve më të dashur për ju?
Janë disa role që do të veçoja, si Abigeil Williams tek Shtrigat, Hermia tek Endra dhe Irina tek Tri motrat. Por, nga të tre roli i Irinës është pa asnjë hezitim ai më i ploti dhe më i dashuri për mua. Role të atij dimensioni vijnë rrallë, ndaj për një aktore është fat i madh t’i interpretojë.

Do t’ju shohim sërish në skenë?
Kam disa projekte jo shumë të largëta. Njëri prej tyre do të më gjejë në një rol tjetër në ekip, jo në atë të aktores…nuk po zbuloj më shumë!

Nuk mbetet pas as muzika në jetën tuaj, pasi dikur keni qenë pjesë e grupit Spirit Voice. Do të këndoni në dasmën tuaj?
Muzika ka qenë dhe mbetet pjesë e rëndësishme në jetën time. Është gjithmonë prezente. Periudha, pranë grupit Spirit Voice ka qenë ndoshta dhurata më e bukur e asaj moshe. Kemi kaluar shumë bukur, kemi udhëtuar shumë, në çdo vend të Shqipërisë dhe Kosovës me koncerte. Nuk e fsheh që sa herë e kujtoj grupin tim përfshihem nga nostalgjia. Përveç kësaj, kemi patur shumë miqësi dhe harmoni me njëri-tjetrin. Në dasmën time do të duartrokas me respekt dhe admirim artistët që do të performojnë. Mendoj se ajo ditë do të jetë e mbushur me emocione, nuk do të mbetet vend për t’i shtuar vetes edhe emocionin e skenës (qesh).

pp

E nëse kjo do të ishte e mundur, çfarë kënge do të këndojë për Princ Lekën II?
Ka disa këngë që na pëlqejnë të dyve. “Mistral gagnant” është nga të preferuarat. Historia jonë tashmë tetë vjeçare ka kaluar në shumë këngë e balada të preferuara. Ajo që ka kaluar testin e kohës është një këngë që e kemi kompozuar të dy, por që kuptohet do të mbetet përjetësisht mister.

Princ Leka, flitet që një nga pasionet e tua më të mëdha është golfi. A e ushtron këtë sport?
Për disa vite kam qenë president i federatës së golfit në Shqipëri dhe si i tillë kam mbështetur aktivitetet që federata ka patur jashtë vendit. Dihet që golfi ende nuk ka gjetur zhvillim në Shqipëri për mungesë terreni. Më pëlqen si sport, por nuk mund të them që është më i preferuari. Nëse mund të zgjedh mes sporteve, do të thoja se hobi im kryesor janë skitë.

Cilat janë të përbashkëtat e tjera tuajat në lidhje me pasionet e ndryshme, qoftë sport, muzikë, art, letërsi, etj?
Ajo çka e bën të larmishme marrëdhënien tonë është diversiteti në interesa. Elia më tërheq drejt arteve, skenave teatrale apo muzikore, ekspozitave të pikturës, ndërsa unë e tërheq drejt sporteve, udhëtimeve dhe historisë. Aty ku pasionet tona bashkohen janë muzetë, qendrat arkeologjike, qytetërimet antike etj „.

Pas dasmës, do të niseni për muajin e mjaltit?
Ende nuk kemi vendosur për destinacionin e muajit të mjaltit, por do të jetë padyshim një vend relaksues. Do të kemi nevojë pas dasme për pushim të mirëfilltë!

“Elegance”

Në trend

Më shumë
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia

Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia

Evropa

"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson

Ndërkombëtare
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Kalo në kategori