LAJMI I FUNDIT:

Një jetë aktive seksuale mbi 50 vjeç rrit shëndetin e trurit dhe ju mbron nga demenca

Një jetë aktive seksuale mbi 50 vjeç rrit shëndetin e trurit dhe ju mbron nga demenca
Profile view of a romantic couple enjoying and having fun in bathtub

Ka shumë mënyra për të mbajtur trurin tonë aktivë dhe të shëndetshëm me kalimin e moshës. Ushqyerja me perime, zgjidhja e fjalëkryqeve, të dëgjuarit muzikë, janë ndër aktivitetet që mjekët rekomandojnë.

Një studim i fundit botuar në revistën “Age and Ageing” thotë se një jetë aktive seksuale mbi moshën 50 vjeç mund të rrisë shëndetin e trurit, dhe t’ju mbrojë nga demenca.


Seksi ndikon në aspektet sociale, emocionale dhe fizike të jetës sonë në përgjithësi. Dr. Hayley Wright dhe Rebecca Jenks i Universitetit Coventry kërkuan të shqyrtojnë përfitimet e mundshme të seksit në pleqëri.

Kërkuesit analizuan mbi 6.800 pjesëmarrës në mes të moshës 50 dhe 89 vjeç për të parë se si dhe nëse seksi ka pasur ndonjë efekt në procesin e plakjes. Pjesëmarrësit u pyetën në lidhje me jetën e tyre seksuale, duke përfshirë çdo gjë nga masturbimi në marrëdhënie.

Në eksperimentin e parë, pjesëmarrësit u pyetën për të lexuar një seri të fjalëve, dhe pastaj për të kujtuar ato nën dy rrethana të ndryshme – menjëherë pasi ato u recituan dhe pesë minuta pas të dëgjuarit e tyre.

Man-and-a-woman-dancing

Eksperimenti i dytë përfshinte një ushtrim, ku pjesëmarrësve u është dhënë një model i veçantë i numrave, dhe pastaj kërkohet që të kujtojnë se cilat shifra ishin zhdukur (p.sh. 1, 2, __, 4).

Hulumtuesit morën parasysh moshën, arsimimin, pasurinë, nivelet e aktivitetit fizik, statusi i bashkëjetesës, shëndetin e përgjithshëm, depresionin, vetminë, dhe cilësinë e jetës.

Gjetjet zbuluan se ata që kishin raportuar jetë aktive seksuale ishin më të prirur të kujtojnë me saktësi dy fjalë dhe testet me numrat, shkruan revista Psikologji. Burrat u paraqitën më mirë se femrat në disa aspekte të testimit. Gratë ishin mirë në kujtimin e fjalëve , por jo në provën me numrat.

Hulumtuesit spekulojnë se seksi rrit nivelet e hormonit të dopaminës dhe oksitocinës në tru. Këto kimikate të trurit mund të jenë jetike për funksionin e trurit nëpërmjet “përmirësimit të sinjalizimit ose lidhjes midis rajoneve të trurit”.

Dallimi midis burrave dhe grave mund t’i atribuohet hormoneve seksuale specifike. Këto hormone qarkullojnë në trupin tonë para se ne jemi të lindur, dhe në fakt mund të ndikojë në zhvillimin e trurit dhe funksionin njohës gjatë gjithë jetës sonë. /Telegrafi/