LAJMI I FUNDIT:

Një kurë ‘ndryshe’ kundër dhembjeve: elektrostimulimi

Një kurë ‘ndryshe’ kundër dhembjeve: elektrostimulimi

Për lehtësimin e dhembjeve nevojiten analgjetikë, efektet anësore të të cilëve janë shpesh herë negative, në drejtime të tjera, madje bile edhe të pakontrollueshme

Ja përse shkencëtarët janë duke kërkuar mjete të tjera për të lehtësuar dhembjet.


Në ditët tona po rriten sukseset e metodës së stimulimit elektrik të padëmshëm (elektrostimulimit), që i aplikuar në lëkurë ose në muskuj nëpërmjet aparaturash të posaçme, ka një gamë të gjerë indikacionesh klinike me shumë interes, transmeton Telegrafi.

Gjithmonë bëhet fjalë, në esencë, për stimulimin elektrik me elektroda që aplikohen në sipërfaqe të lëkurës të zonës së dhembjes, të afta për të influencuar në perceptimin e dhembjes duke e pakësuar atë..

Electrical_muscle_stimulation

Efektet kundër dhembjes mund të shihen në kohë të ndryshme: gjatë stimulimit ose pas ndërprerjes së tij, ose gjatë seancave të njëpasnjëshme; gjithashtu edhe kohëzgjatja e efektit ndryshon nga një rast në tjetrin. Bëhet fjalë për gjeneratorë impulsesh me rrymë konstante, që funksionojnë me bateri, ndërsa intensiteti i stimulimit dhe frekuencat e tij janë të rregullueshme.

Elektrodat që janë në formë të pllakëzave të fijeve elektrike që dalin nga aparati, fiksohen në lëkurë me ngjitës. Vendosja e tyre bëhet në pikat ku dhembja është më e përqendruar; në territorin relativ të trungjeve nervore që shpërndahen në zonën e sëmurë, ose dhe në pikat tradicionale të akupunkturës kineze.

The_Truth-About-EMS

Ekspertët e kësaj fushe thonë se rezultatet më të mira janë përftuar në këto patologji të dhembjes: neuralgji inflamatore, radiokolopati për shkaqe shtypjeje si shiatiku nga hemia diskale, pezmatime të zonës së kafkës, si në rastet e vuajtjeve trigeminale; aplikimet në fushën e ortopedisë riaftësuese i referohen në mënyrë të veçantë dhembjeve të lidhura me sëmundjet artikulare inflamatore (artite) dhe të atyre degjenerative (artroza), në sëmundjet muskulore (dhembje të indit fijor dhe dhembje të muskujve), në vuajtjet para-artikulare (periartrite të shpatullës), sindromin shpatull-dorë).

Një aplikim, që e ka bërë elektrostimulimin një nga mjetet kuruese më të vlefshme është kurimi i skoliozës tek të rinjtë, domethënë të atij deformimi të shtyllës kurrizore, gjatë së cilës ajo përkulet anash si rrjedhojë ka një funksionin deficitar të muskujve të kurrizit.

Edhe pse nuk ka qenë e mundur akoma që të afirmohet në mënyrë kategorike, është e mundur që në një të ardhme të afërt, në sajë të kësaj metodike, nuk do të shikojmë më fëmijë (të paktën nuk do të shikojmë shumë fëmijë të prekur nga skolioza), që të mbajnë korse të mbërthyera. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori