LAJMI I FUNDIT:

Një mal shkeljesh në Ministrinë e ish-ministrit Agani (Video)

Një mal shkeljesh në Ministrinë e ish-ministrit Agani (Video)
Foto: Arkiv

Auditori i Përgjithshëm ka gjetur vërejtje të shumta në menaxhimin e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Ndër të tjerash, raporti ka gjetur edhe keqpërdorime në buxhetin e kësaj ministrie, punësimet mbi numrin e caktuar, si dhe ka obligim një borxh prej 146 milionë eurosh, të cilin nuk e ka paguar, raporton KTV.

Ministria e Mjedisit, është treguar e dobët në klasifikimin e shpenzimeve, duke përdorur parat nga linja për mallra dhe shërbime për projekte kapitale.

Tri pagesa në vlerë totale prej rreth 30 mijë eurosh janë dhënë për punët shtesë për “Memorialin për kontributin e gruas gjatë luftës 98-99”, pavarësisht që ky projekt ishte planifikuar nga PIP dhe kishte kushtuar 120 mijë euro, por me vendimin e ish-ministrit Agani është vendosur të zgjerohen investimet.

Pa pasur mbështetje ligjore, me urdhër të ish-ministrit, rreth 30 mijë euro i janë dhënë iniciativës qytetare “Ta pastrojmë Kosovën” edhe pse kjo përkrahje, sipas auditorit, i takon kategorisë së subvencioneve.