LAJMI I FUNDIT:

Një pjesë e Prishtinës mbetet në terr

Një pjesë e Prishtinës mbetet në terr

KEDS përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se disa lagje të Prishtinës momentalisht janë pa energji elektrike.

“KEDS njofton se TS 110/10 kV Prishtina 3 është jashtë pune nga ora 17:27h si pasojë e një avarie në trafofushat 10 kV. Momentalisht, të gjithë konsumatoret qe furnizohet nga ky TS janë pa energji elektrike. Ekipet e KOSTT janë në vendin e ngjarjes dhe janë duke punuar për të sanuar prishjen”, thuhet në njoftim./Telegrafi/