LAJMI I FUNDIT:

Një portier gjerman zëvendëson Ter Stegenin te Barcelona

Një portier gjerman zëvendëson Ter Stegenin te Barcelona

Barcelona mund të mbetet pa portierin e tyre gjerman, Andre Ter Stegen.

Kampioni aktual i Spanjës nuk i ka dhënë hapësirë të madhe Ter Stegenit i cili ka mbrojtur vetëm në ndeshjet e Kupës dhe në Ligën e Kampionëve, ndërsa në La Liga jo.

Por pas largimit të tij në fund të stinorit, katalunasit e kanë gjetur zëvendësimin e tij i cili do të jetë pikërisht nga kampionati gjerman.


Portieri aktual i Bayer Leverkusenit, Bernd Leno pritet të jetë pasuesi i Ter Stegenit te Barcelona.

Leno ka treguar haptazi se e pëlqen Barcelonën, ndërsa ky transferim mund të ndodhë për 18 milionë euro. /Telegrafi/