LAJMI I FUNDIT:

Një profesor i UP-së thotë që Qeveria e Kosovës të bëjë çka i thotë Turqia!

Një profesor i UP-së thotë që Qeveria e Kosovës të bëjë çka i thotë Turqia!

Në një intervistë për Anadolu Agency (AA), Isa Memishi, profesor dhe shef i degës së Orientalistikës në Universitetin e Prishtinës, u shpreh se 15 korriku ishte një natë me plot ankth, jo vetëm për popullin, qeverinë dhe Presidentin e Turqisë, por edhe për gjithë dashamirët dhe miqtë e këtij populli.

Edhe pse me forcën dhe suksesin e shtetit turk tentativa përfundoi me pasoja minimale, Memishi u shpreh se kjo nuk ishte dashur të ndodhte fare. Mirëpo, sipas tij, “forcat e errëta veprojnë dhe janë gjithmonë në shërbim të atyre të cilët nuk ia duan të mirën Republikës së Turqisë, popullit turk, qeverisë së zgjedhur në mënyrë më demokratike dhe të presidentit Recep Tayyip Erdoganit”.


Ai shton se “personi që qëndron prapa këtyre forcave të errëta në Turqi, pra Fetullah Gylen, ka shtrirë aktivitetin e tij edhe në disa institucione arsimore dhe fondacione në Kosovë”. Ndaj, Memishi thotë se “Qeveria e Kosovës duhet të veprojë sipas kërkesave të Republikës së Turqisë, e cila është zgjidhur në mënyre demokratike” dhe se nëse “shteti turk kërkon që të merren masa për këto organizata apo institucione të lidhura me strukturat paralele, atëherë shteti i Kosovës duhet të ndërmarrë hapat e nevojshme”.

“Nëse nisemi nga parimi që kush do që e dëmton mikun, e dëmton edhe të zotin e shtëpisë, atëherë unë mendoj që nëse këto institucione apo organizata janë në kundërshtim me interesat e popullit turk dhe qeverisë së Turqisë, s’do mend që të njëjtat organizata një ditë do ta dëmtonin edhe interesin e Kosovës”, u shpreh Memishi.

Në trend Lajme

Më shumë

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Lajçak pas takimit trepalësh në Bruksel: Paraqita një dokument kompromisi për “çështjen e dinarit”

Lajçak pas takimit trepalësh në Bruksel: Paraqita një dokument kompromisi për “çështjen e dinarit”

Lajme
Kalo në kategori