Qeveria e Kosovës po beson në Ligjin e ri për Investime Strategjike për të shpejtuar investimet e huaja të ngadalta, por shumë pengesa do të vazhdojnë të mbeten.
Lulzim Ahmeti
Selatin Balkan ka besim në të ardhmen e ndritshme të Kosovës në kuptimin e plotë të fjalës.
Tre vjet më parë, biznesmeni turk dhe investitorët e tij gjermanë ishin gati për të investuar 55 milionë euro në prodhim të energjisë solare në Kosovë.
Por ata u larguan kur u ballafaquan me kërkesa për haraç prej qindra-mijëra eurosh të kërkuara nga “disa njerëz” në rajonin e Pejës, në mënyrë që projekti të vazhdonte, i tha ai BIRN.
Balkan e raportoi rastin në polici dhe një aktakuzë u ngrit kundër një individi. Tani, një version më i vogël i projektit për energji solare pritet të fillojë në 2018-ën.
“Tash pasi i kemi tejkaluar problemet dhe ambienti për të bërë biznes në Kosovë është përmirësuar, planifikojmë që të rifillojmë me projektin”, i tha Balkan BIRN-it.
Por jo të gjithë investitorët-aspirues janë kaq të vendosur.
Nga 2004 deri në 2015-ën, Kosova tërhoqi vetëm 3.2 miliardë euro investime të huaja direkte, pasi tërheqja e investimeve të tilla u dëmtua nga tregime tmerri të haraçeve, ndërprerjes së rrymës, burokracia dhe pasiguria politike.
Tani, qeveria po e vendos besimin e saj në Ligjin e ri për Investime Strategjike i dizajnuar për të modernizuar dhe shpejtuar procedurat. Por disa zyrtarë dhe investitorë thonë që nuk është shkop magjik për llojin e sfidave me të cilat ballafaqohen investitorët si Balkan.
Ligji kaloi në leximin e parë në Kuvendin e Kosovës më 19 shkurt, por një krizë politike ka ndërprerë punën e kuvendit dhe ka vonuar miratimin e plotë të ligjit.
E bindur që ligji do të kalojë, ministrja e Tregtisë dhe Industrisë Hykmete Bajrami tha që ai do të ndryshonte klimën e investimeve në Kosovë.
“Ky ligj do t’u hapë rrugë shumë investitorëve të mëdhenj për shkak se shkurton procedurat dhe aspektet burokratike që shihen si pengesa për ardhjen e kompanive të mëdha ndërkombëtare”, i tha Bajrami BIRN-it.
Bajrami specifikoi që ligji do të thjeshtësonte dokumentimet dhe do të zvogëlonte kohën e nevojitur për të siguruar leje dhe licenca. Ministrja tha që qeveria gjithashtu po punon në zona speciale industriale për të tërhequr investitorët dhe ka kërkuar nga Këshilli Gjyqësor të shtojë kapacitetet për zgjidhjen e rasteve të bizneseve.
Bajrami refuzoi të komentojë për raste specifike të haraçit që përfshijnë investitorët e huaj, duke thënë se ministrja e saj ka inkurajuar viktimat të kërkojnë ndihmë nga gjyqësori.
Arian Zeka, drejtori i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, mirëpriti faktin që ligji i ri mundëson negocim direkt ndërmjet investitorit dhe qeverisë.
“Në këtë rast priten rrethana të reja, ku investitorët do të mund të përfitonin nga lehtësirat e veçanta, të cilat do t’i ofrojë shteti në përputhje me dispozitat e ligjit”, tha Zeka.
Por, ai theksoi, që legjislacioni i ri nuk do të adresojë problemet e sundimit të ligjit në Kosovë që kanë lejuar haraçin të lulëzojë.
“Natyrisht, ligji nuk do të zgjidhë problemet e tjera në lidhje me sundimin e dobët të ligjit, prandaj ne kërkojmë mekanizma që do të zbatojnë ligjin,” tha Zeka.
Naim Huruglica nga kompania konsulente biznesore “Iron Consulting” u pajtua dhe theksoi mungesat e sistemit gjyqësor.
“Ka shumë raporte negative për Kosovën që flasin për nivelin e lartë të korrupsionit dhe krimit të organizuar”, i tha Huruglica BIRN-it.
“Investitorët deri tani nuk janë të kënaqur me procedurat burokratike dhe shpeshherë jokompetencën e institucioneve qendrore e komunale për zgjidhjen e çështjeve procedurale, si dhe joefikasitetin i sistemit gjyqësor,” vijoi shpjegimin ai.
Një tjetër problem mbetet furnizimi jostabil me energji në Kosovë, sidomos gjatë dimrit. Planet që po bëhen për një kohë të gjatë për të përmirësuar dhe zgjeruar prodhimin e energjisë me qymyr kanë mbetur për t’u vënë në veprim, pra investitorët e huaj duhet të marrin parasysh mundësinë e ndërprerjeve të rregullta të elektricitetit.
Disa janë të palëkundur duke parë përfitimin në investimin në popullsinë më të re në Evropë.
“Mosha e re e popullatës, taksat e ulëta, çmimi i lirë i fuqisë punëtore, janë disa nga elementet që na bëjnë përshtypje të veçantë”, tha biznesmeni izraelit Amir Rabinovich që vizitoi Kosovën në maj si përfaqësues i kompanisë izraelite “M.BAR-NEZ” për të parë mundësinë e investimit në bujqësi dhe ndërtimtari.
“Ne do të bëjmë një analizë edhe vlerësim të informatave dhe pastaj do të vendosim për hapat e ardhshëm”, tha ai.
Në shumë mënyra, kalimi i ngadaltë i Ligjit për Investime Strategjike – ndër të tjera ligje të mbetura peng nga kriza politike – flet shumë.
Robert Erzin, drejtori ekzekutiv i operatorit të telefonisë IPKO, tha që hapi i ngadaltë i legjislacionit dhe zbatimi i tij e ka bërë bërjen e biznesit të vështirë. Shumica pronë e Telekomit Slloven, IPKO është rritur në njërën nga kompanitë më të mëdha të Kosovës, por nuk ka qenë gjithmonë e lehtë, thotë Erzin.
“Teknologjia lëviz më shpejt sesa ligjet në fuqi dhe zbatimi i tyre,” i tha ai BIRN-it, “dhe ky fakt e ngadalëson ritmin e zhvillimit të tregut”.
Ky artikull është prodhuar si pjesë e Bursës për Raportim Cilësor, si pjesë për projektin Media for All i zbatuar nga Rrjeti Ballkanik për Gazetari Hulumtuese dhe i mbështetur nga Zyra e BE-së në Kosovë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”
Nga pushimet e punëtorëve e deri tek menaxhimi i inventarit - përmes AveHR mund t’i digjitalizoni Burimet Njerëzore
Nagip Krasniqi shkarkohet nga pozita e kryeshefit të KEK-ut
Saktësi, efikasitet dhe rehati - Ultratingulli revolucionar SonoMax 9
Fermerët duhet të jenë të gatshëm për organizimin e tregut të përbashkët deri më 2030
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën