LAJMI I FUNDIT:

Njëri nga trenat më luksoz shitet për 10 milionë dollarë (Foto)

Njëri nga trenat më luksoz shitet për 10 milionë dollarë  (Foto)

Udhëtimi me tren ka dalë nga moda, por me ‘Majestic Imperator Train de Luxe’ të gjithë do të donin të bënin një xhiro.

Makina transportuese me shtatë vagonë që ka gjithsej 239 ulëse, është vënë në shitje për 10 milion dollarë, transmeton Telegrafi.


Ky tren ishte prodhuar në vitin 1891 me kërkesën e mbretit të Austrisë Franz Jozeph, ndërsa gjatë kohës është përdorur nga udhëheqës të ndryshëm.

Tapeti i kuq në dysheme, orenditë e punuara me kujdes, si dhe perdet e njëjta si të Operës së Vjenës, janë gjërat e para që bien në sy kur hyhet brenda.

Gjatë restaurimit të trenit është vënë një balancues modern, që e bën lëvizjen pothuajse të padëgjueshme, si dhe janë vendosur pajisje elektronike moderne si televizorë të sheshtë dhe tabletë të ndryshëm.

Ende nuk dihet itinerari i saktë, por dihet se do të udhëtojë nëpër disa qytete dhe do të kthehet sërish në Vjenë. /Telegrafi/

Treni 2

Treni 3

Treni 4

Treni 5

Treni 6

Treni 7

Treni 8