LAJMI I FUNDIT:

Njeriu i afërt i Putinit: Luftë bërthamore nëse nuk zgjidhet Trumpi president

Njeriu i afërt i Putinit: Luftë bërthamore nëse nuk zgjidhet Trumpi president

“Nëse amerikanët nuk votojnë Trump, shpërthen lufta bërthamore”. Këshilla në formë paralajmërimi vjen nga Moska.

Politikani ultranacionalist Vladimir Zhirinovski, që njihet për deklarata kontroverse e të cilit i pëlqen të krahasohet me kandidatin republikan thotë në një intervistë për “Reuters” se Trump është i vetmi kandidat që mund të ulë tensionet mes Uashingtonit dhe Moskës.


Për Hillarinë të cilën e etiketon “një vjehërr të ligë” thotë se mund të çojë botën drejt Luftës së Tretë Botërore. Ndërsa për komentet seksuale të Trump thotë se ato janë vetëm biseda normale siç flasin burrat mes miqsh.

“Amerikanët që do të votojnë më 8 nëntor duhet ta kuptojnë se po votojnë për paqen në planetin tokë nëse e japin votën për Donald Trump. Por nëse votojnë Hillarinë do të ketë luftë. Ngado do të ketë Hiroshima dhe Nagasaki. Nëse Hillari fiton, do të jetë presidenti i fundit i SHBA-ve dhe këto do të jenë zgjedhjet e fundit për Amerikën”, deklaroi kreu i Partisë Liberal Demokrate, Vladimir Zhirinovski raporton tch.

Zhirinovski njihet si aleat i madh i Putinit. Partia e tij pro-Kremlin doli e treta në zgjedhjet ruse muajin e kaluar. Përveç moshës, ai lëshon edhe të njëjtat deklarata si Trump në lidhje me emigrantët apo myslimanët.

Aq shpesh e ka identifikuar veten me kandidatin republikan për të cilin thotë se meriton “Nobelin e Paqes”, sa që ka deklaruar se duhet të bëjë një analizë ADN-je për të parë nëse ka lidhje farefisnore me Donald Trump.

Në trend Botë

Më shumë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia

Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia

Evropa
Arrestohet zëvendësministri rus i Mbrojtjes, dyshohet për mitmarrje

Arrestohet zëvendësministri rus i Mbrojtjes, dyshohet për mitmarrje

Evropa
Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Evropa
Rusët bombardojnë Rusinë, gabimisht hodhën bombën në territorin e tyre – raketa gjigante ra rreth 100 kilometra larg Ukrainës

Rusët bombardojnë Rusinë, gabimisht hodhën bombën në territorin e tyre – raketa gjigante ra rreth 100 kilometra larg Ukrainës

Evropa
Momenti kur raketa izraelite godet me precizitet veturën brenda të cilës ishte komandanti i Hezbollahut

Momenti kur raketa izraelite godet me precizitet veturën brenda të cilës ishte komandanti i Hezbollahut

Azia
Nëna nga Brazili së bashku me të birin shtien mbi një shtëpi private, vriten dy persona dhe plagoset prifti – gjithçka filloi për qiranë

Nëna nga Brazili së bashku me të birin shtien mbi një shtëpi private, vriten dy persona dhe plagoset prifti – gjithçka filloi për qiranë

Amerika Latine
Kalo në kategori