LAJMI I FUNDIT:

Njihuni me 10 kafshët miliardere (Foto)

Njihuni me 10 kafshët miliardere (Foto)

Imagjinoni një botë ku nuk do t’ju duhej të punonit nga ora 9 e mëngjesit deri në 5 të pasdites, pasi kafsha juaj shtëpiake është burimi i parave në shtëpinë tuaj.

Megjithatë edhe kafsha juaj do të kishte shpenzime, pasi do të kujdeseshit që ajo të ishte e shëndetshme dhe të kishte pamjen më të mirë të mundshme.


Por edhe ju do donit të merrnit më të mirën nga kafshët tuaja gjatë kësaj kohe, që do të thotë të bënit para.

Jo të gjitha kafshët janë të pasura pasi kanë qenë pjesë e ndonjë filmi apo program televiziv.

Ka nga ato kafshë të cilat e kanë trashëguar pasurinë nga të zotët e tyre.

Revista TIME tregon listën e kafshëve më të pasura të të gjitha kohërave:

Trouble

Leona Helmsleys $12 million dog, Trouble, July 16, 2008.
Trouble ishte pjesë e kryetitujve të gazetave në Nju Jork, pas vdekjes së manjates së pasurive të patundshme Leona Helmsley.

Para ndarjes nga jeta, thuhet se Helmsley kishte një pasuri 12 mln dollarësh, pasuri të cilën ia kishte lënë qenit të saj të quajtur Trouble të racës Terrier maltez, që ky i fundit të vazhdonte të shijonte jetën luksoze.

Conchita

Over pampered and dripping in diamonds, Conchita the Chihuahua could be the world's most spoiled pooch after being left a staggering $11 million by her late owner. Miami heiress Gail Posner, the daughter of infamous corporate takeover artist Victor Posner, died in March aged 67 leaving her $8.3 million mansion and a $3 million trust fund to her beloved pet diva.
Gail Posner nga Majemi zotëronte një nga qentë që konsideroheshin më të vëgjëlit në botë. Duke e ditur se nuk do jetonte për gjithnjë Posner, kërkonte të sigurohej që për qenin e saj Chihuhua do të kujdeseshin edhe kur ajo mos ishte më.

Pas vdekjes së Posner në vitin 2010, Conchita dhe dy qen të tjerë trashëguan rezidencën e saj që arrinte një vlerë 8 milionë dollarë.

Tommaso

150930_EM_RichPets_Tommaso

Maria Assunta ishte një e ve që vdiq në moshën 94-vjeçare në vitin 2011. Ajo nuk kishte fëmijë, por mbante një mace që ia kishte vënë emrin Tommaso.

Duke qenë se ishte në prag të viteve të fundit të jetës ajo vendosi që t’ia linte pasurinë e saj, maces Tommaso, në mënyrë që të kishte të gjithë të mirat e mundshme kur mos të ishte më vetë. Macja trashëgoi 13 mln dollarë

Toby Rimes

150930_EM_RichPets_Toby

Ella Vendel e donte aq shumë qenin e saj sa që vendosi t’i linte të gjithë pasurinë. Vendel nuk u martua kurrë deri përpara se të vdiste në vitin 1931.

Shuma e parave që iu la Toby-t mendohet të jetë disa milionë dollarë por kurrë nuk është deklaruar shifra e vërtetë.

Gunther IV

150930_EM_RichPets_Gunther

Shumë uebsajte e listojnë Gunther IV si qeni më i pasur në histori. Sipas gojëdhënave, kontesha Karlotta Libenstein e Gjermanisë la të gjithë pasurinë për qenin.

Gunther IV trashëgoi një pasuri që kapte vlerën e 80 mln dollarëve kur Kontesha vdiq në vitin 1991.

Blackie

150930_EM_RichPets_Blackie

Ndërsa për sa i përket maceve, ka shumë debate e mosmarrëveshje se cila është më e pasura në botë.

Rekordet Gines ia kanë dhënë çmimin një maceje të quajtur Blackie. Ajo i përkiste Ben Reas, që vdiq në vitin 1988. Sipas raporteve, Rea i la maces së tij pas vdekjes 12.5 mln dollarë.

Gigoo

150930_EM_RichPets_Gigoo

Manjati i botimeve Miles Blackwell humbi bashkëshorten e tij në vitin 2000, dhe kështu ai vendosi që t’ia trashëgonte dikujt milionat e tij, para se të vidste. Kur vdiq në vitin 2001, u zbulua se 10 mln dollarë u lanë për pulën e tij Gigoo.

Megjithatë një pjesë të madhe të parave Blackwell i la për bamirësi.

Macja Grumpy

Grumpy Cat rides The High Roller Observation Wheel after her book signing at Kitson at The Linq in Las Vegas, August 5, 2014.
Grumpy Cat rides The High Roller Observation Wheel after her book signing at Kitson at The Linq in Las Vegas, August 5, 2014.

Fytyrën e saj e kemi parë shpesh nëpër fotot e internetit. Ajo është bërë ylli i vetë filmit të saj.

Është nëpër reklama Krishtlindjesh e kudo dhe ka 1 milion ndjekës në Instragram.

Njihet gjerësisht nga fansat si macja Grumpy, macja që është gjithnjë e pikëlluar dhe e lodhur nga gjërat që e rrethojnë. Sipas një tabloidi britanik kjo mace kapte vlerën e 100 milionëve.

Chunmun

Wife of Brajesh Srivastava, Shabista, feeds their pet monkey Chunmun at their home in Raebareli in northern Uttar Pradesh state, February 16, 2015.
Brajesh Srivastava dhe bashkëshortja e tij Shabista u mohuan nga familjet e tyre për shkak të martesës ndërfetare. Çifti nuk kishte fëmijë, por të dy blenë një majmun disa vite më parë.

Ky majmun pret të trashëgojë pasurinë e çiftit përderisa nuk kanë kujt t’ia lënë tjetër.

Choupette

Overview about the 'Corsa Karl Und Choupette' Vernissage on February 03, 2015 in Berlin, Germany.
Stilisti dhe ikona e industrisë së modës, Karl Lagerfeld e dashuron macen e tij. Ai me të vërtetë e dashuron atë. Në një intervistë të vitit të kaluar, ai tha se macja e tij Choupette kishte fituar 3 mln euro gjatë gjithë vitit për disa punë që kishte bërë. “Macja ime është si qenie njerëzore, por ka një gjë të mirë, që është gjithnjë e heshtur,” thotë Lagerfeld. /Tirana Observer/

Në trend Fun

Më shumë
Konsumoi cigare, nuk u ushqye shëndetshëm dhe në moshën 110-vjeçare nuk vuan nga ndonjë sëmundje – njihuni me burrin nga New Jersey

Konsumoi cigare, nuk u ushqye shëndetshëm dhe në moshën 110-vjeçare nuk vuan nga ndonjë sëmundje – njihuni me burrin nga New Jersey

Interesante
Birrë dhe udhëtime me taksi falas për të joshur qytetarët të votojnë në qytetin indian

Birrë dhe udhëtime me taksi falas për të joshur qytetarët të votojnë në qytetin indian

Interesante
Historia e konkurrentit të 'shfaqjes më mizore në botë' – e kuptoi se teksa po jetonte i zhveshur, po ndiqej nga miliona njerëz

Historia e konkurrentit të 'shfaqjes më mizore në botë' – e kuptoi se teksa po jetonte i zhveshur, po ndiqej nga miliona njerëz

Interesante
Disa fotografi “kundër stresit” që ndoshta duhet t'i shikoni pas një dite të vështirë

Disa fotografi “kundër stresit” që ndoshta duhet t'i shikoni pas një dite të vështirë

Fun
Macja mbeti pa mikeshën më të mirë, reagimi i saj “thyen zemrat”

Macja mbeti pa mikeshën më të mirë, reagimi i saj “thyen zemrat”

Interesante
A mund ta gjeni fshesën në mesin e shumë rrobave?

A mund ta gjeni fshesën në mesin e shumë rrobave?

Interesante
Kalo në kategori