LAJMI I FUNDIT:

Njihuni me Citroen C3 të ri (Foto/Video)

Njihuni me Citroen C3 të ri (Foto/Video)

Gjiganti francez, Citroen, ka prezantuar modelin më të ri C3, rivalin e ri të Renault Clios dhe Ford Fiestas.

C3 i ri, i lansuar në Lion, vjen me stil të ngjashëm me familjen C4 dhe ka elemente të kopjuara nga C4 Cactus.


Vetura e re franceze vjen në mundësi zgjedhje prej nëntë ngjyrash të eksterierit. Ai po ashtu vjen edhe me kontraste të ndryshme dhe në total blerësit mund të zgjedhin mes 36 kombinimeve.

Veçoria më interesante e C3 të ri është kamera “ConnectedCam”, që është dizajnuar për të incizuar incidentet e ndryshme, transmeton koha.net.

C3 vjen me motor 1.2-litërsh tre cilindra me 67, 81 dhe 109 kuajfuqi dhe me motor 1.6-litërsh dizel me 74 ose 99 kuajfuqi. Marshi është manual, ndërsa më vonë pritet të vijë edhe versioni automatik.

Sikurse paraardhësi, C3 i ri vjen me versionin vetëm me pesë dyer. Ai kushton rreth 13 mijë euro.

Familja C3 do të zgjerohet gjatë 18 muajve të ardhshëm.