LAJMI I FUNDIT:

Njihuni me veturën Hunta Overcomer e cila nuk ka vend në botë që nuk mund të depërtoj (Video)

Njihuni me veturën Hunta Overcomer e cila nuk ka vend në botë që nuk mund të depërtoj (Video)

Ata të cilët kanë nevojë për një veturë që lëviz nëpër terrene malore, në rërë, akull dhe me gunga, nuk kanë nevojë të kërkojnë më shumë.

Këto ditë është prezantuar vetura e fuqishme për terrene malore Hunt Overcomer, transmeton Telegrafi.


Kjo veturë ka marrë emrin sipas grupeve militante të cilët do të kishin përdorur një veturë të tillë për të mundur rivalin, dhe si rezultat i një bashkëpunimi të ekspertëve nga Bjellorusia dhe Gjermania, pretendohet se Hunt Overcomer mund t’i rezistojë gjitha kushteve ekstreme.

Karroceria e punuar nga fibër karboni, mbron shoferin dhe pasagjerët tjerë, derisa rezervuari i karburantit është prej 100 litrave, por ekziston mundësia t’i shtohen edhe 95 tjera. Hunt vjen në dy versione të motorëve, atij me benzinë dhe me naftë.

Prodhuesit pohojnë se gomat e mëdha të kësaj veture janë testuar në “kushtet më të këqija të mundshme”, kurse gjatë ngasjes nëpër ujë ato mundësojnë “lundrimin” e veturës, duke lëvizur me shpejtësi prej 8 km/h.

Në Hunt mund të akomodohen tetë pasagjerë, derisa shpejtësia maksimale e kësaj veture në rrugë është 50 km/h.

Kjo veturë po reklamohet si produkt rival i prodhuesit rus “Sherp ATV”, që gjithashtu mund të lëviz në tokë dhe ujë. /Telegrafi/