Njollat kafe, njollat e moshës apo të diellit, janë një nga 5 shenjat e plakjes së lëkurës.
Njollat kafe që shihni në lëkurën tuaj, nuk janë thjesht pasojë e moshës, por, mbi të gjitha, e kohës së ekspozimit në diell. Hiperpigmentimi është një theksim i ngjyrimit normal të lëkurës me përhapje difuze (nxirja) ose i lokalizuar në disa zona të veçanta (njollat), në origjine të të cilit qëndron një çrregullim në akumulimin dhe shpërndarjen e pigmentit normal të lëkurës (melaninës).
Çfarë ndodh në lëkurë?
Një element i rëndësishëm karakterizues i lëkurës sonë është ngjyra apo pigmenti i saj. përgjegjës për të janë disa pigmente të pranishëm në kushte normale në lëkurën tonë dhe secili prej tyre është përcaktues për një kolor specifik, si p.sh.:
– melanina është përgjegjëse për ngjyrime që variojnë nga e verdhë-kafe në të zezë; -hemoglobina është përgjegjëse për ngjyrimet në të kuqe;
– karoteni është përgjegjës për ngjyrimet në të verdhë-portokalli.
Në kushte normale, rolin kryesor në pigmentimin e lëkurës sonë e luan melanina dhe qelizat përgjegjëse për prodhimin e saj (melanocitet). Melanocitet lokalizohen në shtresën bazale të epidermës (shtresa më e thellë e pjesës së sipërme të lëkurës). Ata prodhojnë melaninën, e cila më pas transportohet drejt qelizave më sipërfaqësore të lëkurës (keratinocitet), duke i dhënë ngjyrën asaj, si dhe kryen funksionin foto mbrojtës ndaj rrezatim it diellor.
Dielli është shkaku
Për ta thjeshtuar, hidhini një sy pjesës së brendshme të kofshës suaj. Nuk ka njolla kafe?! Pesë shenjat e plakjes së lëkurës janë: njollat kafe, rrudhat, poret e zgjeruara, lëkura e lëshuar dhe shfaqja e enëve të dukshme të gjakut në fytyrë (kapilarë merimangë).
Dielli është shkaku kryesor. Me kalimin e kohës, si pasojë e mbiekspozimit në diell, të tilla njolla shfaqen kryesisht në fytyrë, por edhe në trup. Lëkura jonë është përherë e më shumë subjekt i mjaft dëmtimeve nga dielli. Pigmenti i melaninës, i pranishëm në lëkurë, e mbron atë në mënyrë natyrale ndaj rrezatimeve UV, por, sidoqoftë, me kalimin e moshës, aftësia mbrojtëse natyrale ndaj rrezatimeve UV e lëkurës bie dhe, për pasojë, njollat e moshës apo të diellit shfaqen më shpesh.
A janë të gjitha e njëjta gjë?
Ka tipa të ndryshëm njollash kafe, që shfaqen në lëkurë. Grupet kryesore, janë njollat kafe nga dielli apo të moshës (solar lentigines) dhe qukat (ephelides).
Njollat kafe apo të moshës janë më të mëdha, shfaqen kryesisht në fytyrë dhe duar, tek personat e moshës së mesme, si pasojë e dëmtimeve nga rrezatimi diellor. Ato kanë tendencë të persistojnë më gjatë dhe nuk zhduken gjatë dimrit. Shfaqen zakonisht tek personat me lëkurë të bardhë, por janë gjithashtu të shpeshta tek personat që nxihen lehtë dhe që kanë lëkurë të errët.
Qukat janë njolla kafe të sheshta, që shfaqen në lëkurë dhe në pjesët e ekspozuara ndaj diellit që në moshë të vogël. Ato janë pasojë e grumbullimit të lokalizuar të melaninës në qelizat e lëkurës (keratinocite) dhe shihen kryesisht tek personat me lëkurë të bardhë dhe flokë të kuq ose biondë. Janë më evidente gjatë verës dhe zbehen dukshëm ose mund të zhduken gjatë dimrit.
Një grup të veçantë përbën Melasma ose Chloasma ose e njohur ndryshe si "maska e shtatzënisë". Janë njolla të errëta ose kafe të lëkurës, që shfaqen te gratë shtatzëna ose tek ato që marrin terapi hormonale zëvendësuese (kontraceptive). Lokalizohen kryesisht në faqe, hundë, ballë dhe buzën e sipërme. Ato kanë tendencë të përkeqësohen me kalimin e kohës dhe të bëhen persistente edhe pas shtatzënisë.
A janë të rrezikshme?
Gjëja më e rëndësishme që mund të bëni kur shihni një njollë të pigmentuar në lëkurën tuaj, është të mos e neglizhon i atë. Nëse dalloni një njollë në lëkurën tuaj e sidomos nëse ka ndryshuar ngjyrën apo formën, ju duhet të konsultoheni me një dermatolog, i cili do të përcaktojë natyrën e saj dhe më tej trajtimin e duhur.
A shkakton nxirja e lëkurës njolla kafe?
Lëkura e nxirë nuk është një lëkurë e shëndetshme. Nxirja është mënyra e trupit që na tregon se lëkura jonë është dëmtuar dhe, si e tillë, ajo bën një tentativë për të mbrojtur veten nga dëmtimi i mëtejshëm. Ky dëmtim çon në shfaqjen e njollave të ndryshme në lëkurë.
Trajtimi
Për trajtimin e njollave kafe, dermatologët kanë në dispozicion një sërë preparatesh me aftësi depigmentuese. Ndër principet më të rëndësishme, përmendim arbuitinën (hydroquinone-beta-D-glucozid), alfahidroksiacidet (acid laktik, glikolik dhe laktobionik), acidin azelaik, acidin retinoik Go gjatë shtatzënisë), acid in elagikoid, vitaminën C etj., të cilat gjenden kryesisht të formuluara në trajtë kremi, solucioni apo xheli. Ndërkohë që derrnatoloqët, për të trajtuar hiperpigmentimet, përdorin sot edhe metoda të tjera, si: lazerin, krioterapinë, peelingun dhe mikrodermoabrazionin.
Kremra me filtër solar gjithë ditën, çdo ditë
Trajtimit të hiperpigmentimeve, dermatologët i bashkëngjisin pothuajse gjithmonë edhe kremrat fotombrojtës me SPF 30-50, që jo vetëm ruajnë efektin e agjenteve depigmentues, por edhe sepse kjo do t’i mbrojë ndaj dëmtimeve të mëtejshme dhe shfaqjes së njollave kafe. Edhe nëse ke lëkurë të dëmtuar nga dielli, qoftë edhe shumë evidente, nuk është kurrë shumë vonë për t’u mbrojtur.
Kujdes! Pjesa më e madhe e dëmtimit nga dielli ndodh kur ngasim makinën. Xhami i makinës bllokon 100% rrezet UVB (të cilat shkaktojnë djegien e lëkurës) dhe aspak ato UVA, rrezet shkaktare të plakjes së lëkurës dhe të dëmtimeve nga dielli.
Duhet theksuar se çdo rast me hiperpigmentim përbën një rast specifik dhe, si i tillë, duhet trajtuar në mënyrë specifike dhe vetëm nga një mjek dermatolog. Dermatologu është trajtuesi i vetëm që merr përsipër të trajtojë problemin dhe pasojat që mund të rrjedhin nga trajtimi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëThonë se nuk ka grua më të bukur se ajo në planet: Bën seks katër herë në ditë
Java e 40-të e shtatzënisë: Shumë shpejt do ta mbani në krahë beben dhe deri atëherë pushoni sa më shumë
Fustanet për zyrë
Jennifer Aniston praktikon tri ushtrime për një linjë të mirë të trupit! Nuk zgjasin shumë dhe e shtrëngojnë trupin
Ashley Graham: Bazën e lëkurës e përbëjnë pastruesit e butë për fytyrë dhe serumi
Fëmijët sensin për humor e marrin nga prindërit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi