LAJMI I FUNDIT:

Nju Delhi: Të akuzuarit për dhunimin e studentes përballen me dëshmitarët

Nju Delhi: Të akuzuarit për dhunimin e studentes përballen me dëshmitarët

Pesë të akuzuarit për dhunimin dhe vrasjen e një studenteje 23 vjeçare po përballen me dëshmitë në një gjykatë në Nju Delhi. Nëse shpallen fajtor ata mund të dënohen me vdekje.

Një gjykatë në kryeqytetin indian Nju Delhi, ka filluar sot të dëgjoj dëshmitarët për rastin e dhunimit dhe vrasjes së një studenteje 23 vjeçare në muajin dhjetor.

Gjykata po e shqyrton rastin si rast special dhe do të kryejë gjykim të shpejt.


Pesë meshkuj janë të akuzuar por ata kanë mohuar të gjitha akuzat.

Nëse shpallen fajtor ata mund të dënohen me vdekje. Ndërkohë që i akuzuari i gjashtë do të gjykohet në një Gjykatë për të mitur.

Dhunimi i studente ka ngjallur në gjithë Indinë zemërim dhe debat lidhur me trajtimin e të drejtave të grave. /Telegrafi/