LAJMI I FUNDIT:

Noizy e quajti homoseksual, kjo është deklarata e Ledionit (Foto)

Noizy e quajti homoseksual, kjo është deklarata e Ledionit (Foto)

Përveç komenteve mbi performancat dhe çmimet e ndara në “Top Music Awards”, një gjë tjetër që tërhoqi vëmendjen e publikut dhe mediave ishte një “konflikt në distancë” mes Ledion Liços dhe Noizyt, pasi prezantuesi e thumboi këtë të fundit gjatë nisjes së eventit, ndërkohë që reperi nuk e la me kaq duke ofenduar nikoqirin e spektaklit në një postim në Instagram.

Duke qenë se Ledioni ishte gjithë kohës i angazhuar në moderimin e evenimentit, nuk pati një reagim nga ana e tij ndaj ofendimeve të reperit, ndaj për të marrë vesh se çfarë mendonte Ledioni për këtë situatë, Blitz.al arriti t’i marrë atij një prononcim pak minuta pas mbylljes së ceremonisë së ndarjes së çmimeve.


I pyetur se çfarë komenti ka për postimin e Noizyt që po qarkullonte kudo nëpër rrjete sociale, Liço u përgjigj: “Nuk kam asnjë koment për këtë. Njerëzit janë të lirë në faqet e tyre në Instagram apo Facebook…”.

Ndërkohë, pyetjes se pse mund të ketë reaguar reperi në këtë mënyrë, Ledioni iu përgjigj: “Varet se si është ndier në atë moment, por unë nuk kam asnjë marrëdhënie personale me artistët, i dua dhe i pëlqej si profesionistë për atë që bëjnë…”.

Në trend Magazina

Më shumë
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina
Donaldi fluturon me helikopter mbi shtëpinë e BBVA për t'i bërë befasi Romeos, tregon se si duket shtëpia e famshme nga lart

Donaldi fluturon me helikopter mbi shtëpinë e BBVA për t'i bërë befasi Romeos, tregon se si duket shtëpia e famshme nga lart

Magazina

"Nëse je 40 vjeç dhe nuk ke pesë fëmijë, atëherë je homoseksual", deklarata e Andrew Tate shkakton sërish bujë në X

Magazina

"Më kujtohet sa me fat jam që ishe nëna ime", Adelina dhe Zanfina kujtojnë Monën në tetë vjetorin e vdekjes së saj

Magazina
Kalo në kategori