LAJMI I FUNDIT:

“Noizy, i ëmbël dhe dhuron dashuri pafund”

“Noizy, i ëmbël dhe dhuron dashuri pafund”

Daniela Pajaziti, 17-vjeçarja e shpallur ‘Miss Durrësi’, e cila është përfolur për një lidhje me Noizyn, e ka përshkruar këngëtarin si njeriun më të ëmbël që ka takuar.

“Ah Noizy, Noizy…! Sa shumë më pyesin për të! Ju pëlqen juve të dini shumë për këtë gjë. E kam kuptuar që ka kureshtje, se fansat e tij janë të shumtë. Dhe unë do t’jua them: ai është njeriu më i ëmbël që kam takuar, të dhuron dashuri pafund… Ai do të mbetet i veçantë për mua, sepse është një njeri me zemër të madhe dhe plot energji pozitive”, ka deklaruar ajo në një intervistë për Bluetooth.

Bukuroshja ka treguar se njihet qe një vit me reperin dhe se lidhja e tyre i ka hedhur në ujë mendimet e atyre që thoshin se ajo nuk do të zgjasë. Ajo ka thënë se Noizy është ndryshe në realitet nga ajo që thuhet për të në media


“ Noizy e vlerëson në maksimum femrën, një gjë të tillë bën edhe me mua… Të bën të ndihesh si një Paris Hilton në Shqipëri… Vërtet, ka cilësi të një djali që rrjedh nga një familje me vlera dhe jo kështu siç thuhet. Ne s’kemi këtë lloj degradimi me njëri-tjetrin, kemi një raport për t’u pasur zili”, ka thënë Daniela duke shtuar se mediat po spekulojnë shumë kur thonë se ai zhvillon paralelisht disa lidhje.

“Ju them diçka me shumë bindje: Noizy nuk bën pjesë tek këta meshkuj, dhe ju garantoj se media e ka hiperbolizuar shumë këtë pjesë negative, pasi kjo gjë nuk bën pjesë në karakterin apo traditën familjare të tij. Unë kam fatin t’i njoh familjarisht atë dhe miqtë e tij, dhe kurrë s’është parë dhe komentuar nga rrethi i ngushtë që Noizy të ketë kontakte apo shumë lidhje njëherësh. Kjo, ose është sajuar nga femra të ndryshme për të fituar vëmendje mediatike, ose për të hedhur baltë mbi figurën e tij. Por, më besoni, ndihem super e lumtur që jam përkrah tij”, është shprehur ‘Miss Durrësi’. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Dua Lipa duket e lumtur në krahët e të dashurit të saj, ndërsa fotografohen bashkë në një darkë në New York City

Dua Lipa duket e lumtur në krahët e të dashurit të saj, ndërsa fotografohen bashkë në një darkë në New York City

Magazina
Romeo dhe Heidi shijojnë bashkë çaste intime në suitën private, në Big Brother VIP Albania

Romeo dhe Heidi shijojnë bashkë çaste intime në suitën private, në Big Brother VIP Albania

Magazina
Ish-presidentja kroate Kolinda Grabar-Kitarovic merr vëmendjen me çantën 3000 euroshe të

Ish-presidentja kroate Kolinda Grabar-Kitarovic merr vëmendjen me çantën 3000 euroshe të "Louis Vuitton" në një event

Magazina
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina
Kalo në kategori