LAJMI I FUNDIT:

Nokia lanson shërbimin Music+

Nokia lanson shërbimin Music+

Muajin e kaluar, Nokia kishte paralajmëruar shërbimin e saj të ri Nokia Music+ për telefonat e saj Lumia, të cilin do ta ofronte për një kosto të vogël mujore.

Tani, prodhuesi i famshëm finlandez e ka lansuar shërbimin Music+ në Mbretërinë e Bashkuar, dhe i njëjti u mundëson përdoruesve të ngarkojnë dëgjojnë albume dhe këngë në telefonat e tyre Lumia për një kosto mujore që arrin shumën 4£.

Me këtë shërbim, Nokia thotë se do të ofrojë zgjidhje për adhuruesit e muzikës, përmes telefonave të mençur mobil, dhe më shumë detaje mund të gjenden në faqen zyrtare të Nokia’së. / Telegrafi /