LAJMI I FUNDIT:

Nokia Lumia 620, modeli më i lirë nga Lumia

Nokia Lumia 620, modeli më i lirë nga Lumia

Nokia ka prezantuar telefonin më të lirë të linjës Lumia, 620, një model për të cilin Nokia thotë se do të “ofrojë më së shumti argëtim për paratë që paguani”.

Lumia 620 vjen me ekran të ndjeshëm në prekje me 3.8 inç, procesorin 1GHz dual-core Qualcomm Snapdragon S4 dhe 512MB RAM, ndërsa çmimi që duhet paguar për këtë model nuk tejkalon shumën prej 249 dollarëve.

Telefoni i ri nga Nokia gjithashtu sjell edhe mundësinë e pagesave mobile përmes teknologjisë NFC, 8GB memorie të brendshme, si dhe portin për mikro SD kartelë.


Për më tepër, Lumia 620 posedon edhe kamera të dyanshme të cilat vijnë me teknologjinë e Nokia’së të instaluar në secilën prej tyre.

“Me dizajnin e saj inovativ, softuerin e ri Windows Phone 8 dhe tiparet tjera unike nga Nokia, si kamerat nga Nokia, Nokia Maps, Music, modeli Lumia 620 është një telefon shumë konkurrues, duke filluar nga baza e saj e çmimit " ka thënë Jo Harlow nga Nokia Smart Devices. / Telegrafi /

Në trend Teknologji

Më shumë
Microsoft do të investojë 1.5 miliard dollarë në grupin G42 të Inteligjencës Artificiale të Abu Dhabit

Microsoft do të investojë 1.5 miliard dollarë në grupin G42 të Inteligjencës Artificiale të Abu Dhabit

Teknologji
Viber prezanton funksionin e ri me Al

Viber prezanton funksionin e ri me Al

Teknologji
Black Shark vjen me një “unazë inteligjente” me 180 ditë jetëgjatësi të baterisë

Black Shark vjen me një “unazë inteligjente” me 180 ditë jetëgjatësi të baterisë

Teknologji
DJI prezantoi dronin Avata 2, më i mirë dhe më i lirë se paraardhësi i tij

DJI prezantoi dronin Avata 2, më i mirë dhe më i lirë se paraardhësi i tij

Teknologji
A do të përdorin shkollat

A do të përdorin shkollat "kufje të realitetit virtual" për të zhvilluar mësimin?

Teknologji
A janë robotët

A janë robotët "miqtë apo armiqtë tanë"? Ja çfarë mendojnë njerëzit në disa pjesë të botës

Teknologji
Kalo në kategori