LAJMI I FUNDIT:

Nokia me një tablet të ri kundër iPad!

Nokia me një tablet të ri kundër iPad!

Nokia i ka ftuar mediat në ngjarjen e saj mediale të cilën do ta mbajë në ditën e parë të Kongresit Botëror Mobil.

Aty pritet që kompania të zbulojë kompjuterin e saj të parë tablet, me të cilin prodhuesi finlandez synon të garojë me iPad-in e Apple. Tableti i Nokia’s do të operojë në Windows RT, ndërsa ekrani i këtij modeli të tabletit do të ketë një diagonale që arrin 10.1 inç.

Sipas Digitimes, thuhet se Nokia është në bisedime me Microsoft, Qualcomm dhe Compal Electronics, me të cilët mendohet se do ta krijojë tabletin e ri. Gjithashtu flitet se tableti do të vijë me dy bateri, portin për HDMI si dhe USB porte për të mbështetur lidhjen e internetit mobil. / Telegrafi /