LAJMI I FUNDIT:

Nora pritet t’i kthehet stërvitjes pas tre muajve

Nora pritet t’i kthehet stërvitjes pas tre muajve

Xhudistja Nora Gjakova pas lëndimeve që kishte marrë në gjurin e saj, sot ajo iu nënshtrua operacionit 30 minutash në Spitalin Amerikan në Prishtinë, i cili përfundoi me sukses.

Falë këtij operacioni, xhudistja Gjakova do të jetë e gatshme të luajë pas tre muajsh. Këtë e ka konfirmuar për media, doktori ortoped Florin Ramadani.

Ramadani ka treguar se pas ri-lëndimit dhe një shkryerje të miniskit të jashtëm, ka qenë indikacioni për operim.

Ai ka ritheksuar se operimi ka qenë i suksesshëm, duke shtuar se dëme të gjurit sportistja Gjakova më nuk ka, dhe që presin një ecuri shumë të mirë, e çka është më e rëndësishmja për Norën, të nis vazhdimin e karrierës sportive.

94497-om4GWjl9az

“Është kryere operacioni artoskopik, ndërhyrje kirurgjikale e cila ka dalë me shumë sukses. Një pjesë e minsikut të vogël, meqë shkyrja ka qenë komplekse, është hequr, kurse në pjesën tjetër është bërë reflikacioni, mënyrë tjetër pa hapjen e gjurit. Rrjedhja e operacionit ka qenë shumë e mirë, operacioni është kryer me anestezion të përgjithshëm, për atë edhe informatat dhe bisedën dhe rrjedhën tash pas intervenimit nuk është e mundur ta zgjasim sepse Nora ka nevojë për pushim… Trajtimi pos-operativ ka me qenë pak ma i gjatë meqë është bërë qepja dhe ruajtja e minsikut, kurse struktura tjetër, ligamenti që e kemi bërë para shumë viteve ka qenë shumë i mirë, dëmet tjera  të gjurit nuk ka. Presim një ecuri shumë të mirë, dhe çka është me rëndësi për Norën vazhdim i karrierës sportive me shpresë se Nora në kampionatet tjera t’i bashkohet Majlindës me një medalje të artë”, tha Ramadani.

Por, se a do të ketë problem për stërvitje, ortopedi Ramadani tha se varet shumë prej evolucionit të ecurisë, por nëse masat e rehabilitimit fiziatrik do të ecin mirë atëherë ajo do t’i rikthehet prapë stërvitjeve.

“Varet shumë prej ecurisë, meqë është vetëm seminisk në thonjëza, po shpresojmë që në qoftë se masat e rehabilitimit fiziatrik do të ecin mirë shpresoj që pas tre muajve do t’i rikthehet prapë stërvitjeve por edhe garave. Natyrisht mundet edhe një gju i shëndosh të paraqes pengesa, por tash meqë intervenimi ka shkuar shumë mirë po shpresoj që nuk ka me paraqit pengesa”, tregoi Ramadani.

Meqë vetëm sa ishte kryer operacioni, nuk është parë e arsyeshme që të hyhet në dhomën e Nora Gjakovës, pasi që ajo ishte në gjumë.

Në trend Sport

Më shumë

"Unë thjeshtë dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Përfaqësueset
Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Ndërkombëtare
Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Përfaqësueset
Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Përfaqësueset
Kalo në kategori