LAJMI I FUNDIT:

Nuk arrihet konsensus për anëtarin e pestë të komisionit “ad-hoc” për kontroll të mediave

Nuk arrihet konsensus për anëtarin e pestë të komisionit “ad-hoc” për kontroll të mediave

Katër anëtarët e komisionit të përkohshëm për përcjellje të prezantimit mediatik, Slagjana Dimishkova, Cvetan Çilimanov, Goran Trpevski dhe Ljubomir Kostovski, edhe pse kanë diskutuar që nga paraditja e sotme, janë larguar nga takimi pa arritur konsensus për anëtarin e pestë të këtij komisioni, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ljubomir Kostovski para mediave ka deklaruar se takimi do të vazhdojë nesër, duke aluduar se në garë kanë ngelur dy kandidatë me gjasa më të mëdha për përzgjedhje.


Përndryshe nuk ka sqarime lidhur me atë se sonte në mesnatë skadon afati për plotësimin e numrit të anëtarëve të këtij komisioni./Telegrafi/